• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Afaristë serb në listën e zezë të ShBA-ve

ByEmrush

Dec 16, 2021

Republika e Kosovës, respektivisht shteti i Kosovës me institucionet e saja të inteligjencës si aki, policia, inteligjenca e policisë, inteligjenca e ushtrisë së Kosovës, inteligjenca e doganës, inteligjenca financiare e institucione  tjera të taksave komunale e qeveritare, nuk kanë arritur për vite të tëra që të identifikojnë individët dhe ndërmarrjet e bizneset që janë të përfshira në krim brenda territorit tonë, brenda atij territori që operojnë të gjitha këto agjenci inteligjente që janë pjesë e ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Por duhet të vijnë shërbimet e inteligjencës përtej atlantikut nga miku ynë dhe mbrojtësi i vetëm i sigurtë e shtetësisë sonë Amerika për t ‘na treguar se cilat janë ndërmarrjet dhe personat që i bëjnë dem republikës sonë e jo vetëm, e pwr ti sanksionuar pastaj!

Si zakonisht Amerika, jeta jonë!

Me mbi 20 vite të plota kriminelet udhëheqin ndërmarrje afariste me veprimtari të dyshimtë para hundeve tona, marrin taksat tona, pasurohen me djersen tonë, dhe i dërgojnë paret në serbi e ne nuk i njohim e nuk i shohim!

E kurse në vazhdojmë të paguajmë taksa!

Çka me thënë?

Amerikë, në mujsh me ardh edhe me i arrestu, e me i shti në burg të lutem!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush