Në qytetin e njohur Italian Venecia, ekzistojnë disa kafene më saktësisht nja dy të quajtura “Caffe Ristiorante Da Rafaeolo”, dhe “San Giorgio Cafe” që do t’ju faturojë çmimin e kafesë bazuar në mirësjelljen tuaj dhe vendin ku uleni.
Nëse je vizitor i pa sjellshëm dhe thua “Kafe” do të paguash 9 euro, nëse thua “Kafe, të lutem”, do t’ju faturojnë 5.25 euro.
Nëse thua “Mirëmëngjesi, Mirëdita, Mirëmbrëma, kafe ju lutem”, do të të ju sjellin faturën prej 2.4 euro për kafe, plus një ëmbëlsirë me caffen.
Nëse ulesh në teracë (ballkon) me pamje nga uji, duke shijuar vizitorët tek shëtitin me varka të njohura në botë si Gondolat Veneciane, dhe do të porosisësh Kafe do të ju kushton 12.5 euro.
Krejt në tërë këtë si desert, po rastisi (qëlloi) më të shërbyer shefi i kafiterisë do të faturoheni me 15 euro për Kafe.
Pra, më të shërbyer shefi, krejt çmime tjera, çmimet më të larta!
Tu Kosovës!
Një kafe të madhe jaran, jo hajt të vogël, 30% express më mirë. Me 0,50 centë i kërkon kamarierit edhe e lodh duke i thënë nxehe pak filgjanin.
Pastaj kërkon ujë sa herë të dojë, kërkon shpuzore dhe i pi deri ne 10 cigare, i kërkon pak qumësht ose i thotë kthema se ma ke bërë gabim dhe rri dy orë e zë një tavolinë edhe në fund i nxjerr kamerierit 20 apo 50 euro për pagesë dhe i vjen mërzi që nuk ka t ‘imta për kusur.
I shkon nerva derisa ti numërojë centat por prapë ka inat dhe e pret deri ne 10 centshin e fundit.
Për bakshish mos të flasim, se kurrë hiç nuk len!
Të madhe, të vogël, 30-tshe, 70-tshe, pa plumb, me plumb, express të gjatë, të shkurtë!
Nerva të forta duhet me pas njeri, edhe JU LUTEM kamarierë, na falni që jemi “kaq të sjellshëm” ndaj jush (të pasjellshëm i bien kjo në thonjëza).
____
ESH
____________
publikime.com