• Sat. Nov 23rd, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Kaloi edhe kjo!

ByEmrush

Nov 16, 2021

Çfarë do të bëjnë do, do të mëdhenj që e mbanin veten a thua tash me humbjen e turpshme që e pësuan se?

  1. Si do të sillën tash që po zhveshën nga pushteti?
  2. Si do të mund të jetojnë pa privilegjin kur kryenin punë, e për këtë shpërbleheshin me para, me bakshishe, me pushime, ndonjëherë edhe me najsen tjetër, po nejse?
  3. Si do të mund të jetojnë pa privilegje?
  4. Si do të mund të sillen në shoqëri tash kur nuk kanë asfarë reputacioni më?
  5. Si të do të kenë sy të dalin para atyre që ju kanë bërë padrejtësi?
  6. Si do të ndjehen kur ti takojnë njerëzit që ju kanë shpenzuar jetën në mënyrë të padrejtë?
  7. Si të ndjehen përball atyre njerëzve që kanë sjellë nëpër dyer të institucioneve e komisioneve duke mos ju kryer punën sipas ligjit?
  8. Si do të gjenden në shoqëri tash kur e dinë se çfarë etiketimesh e përgojime i kanë bërë njerëzve?
  9. Si ndjehen emocionalisht tash kur e dinë se si i kanë zhvendos nga vendet e punës punëtorët e vyeshëm e në vend të tyre kanë vendos “shfalerka”, dosta e dibiduza?
  10. Si do të ndjehen kur të kenë përball tash intelektualët, e njerëzit e devotshëm që i kanë shkaktuar dhimbje jo pse nuk kanë qenë të drejtë në përzgjedhjen e punëtorëve, por në vend të profesionistit kanë zgjedh militantin e ahmakun, të pakualifikuarin?
  11. Si do të mund dikush të bën gjumë kur tërë veprimtaria në institucionin qeverisës publik ishte në dëm të njerëzve të mirë e devotshëm, e plotësisht në shërbim të bashkëpunëtorëve, militantëve e vartësve politik?

Përveç qe do të duhej të merret me ta prokuroria e gjykatat, si benifit i saj do të ishte e mirëseardhur edhe një pështymë ne fytyrë si përfundim i misionit të tyre keq qeverisës.

Duke i bërë me dijë se keqpërdorimit të pronës publike po i vjen fundi, ku qytetarët e saj me vite të tëra paguajnë taksa duke ndarë edhe kafshatën e fundit.

Taksa jonë, pasurimi i tyre!

Por, jo jo!

Më mirë lë të gjykojnë njerëzit se për çfarë do të mbahen mend!

Rruga për një drejtësi të mirëfilltë, dhe një lirie prej matrapazëve e uzurpatoreve të lirisë kurrë s’ka qenë e shtruar me lule!

Në një moment shumë të vështirë, pas një beteje të fituar me shumë humbje Lincoln e thërret një këshilltar të vetin dhe i thotë: “më jep një këshillë evergreen, që do të mund ti rezistoj dhe ti përshtatet të gjitha kohërave, kur do e mbajë fjalimin tim pas kësaj fitore”.

Patjetër zt.Lincoln.

Ai i përgjigjet: “Edhe kjo kalon”.

__

ESH

__________
publikime.com
[photo: iStock]

By Emrush