Sa opinioni, sa mendimi pro et contra, debate të ndryshme të pandërprera kundrejt mos ftesës së Kosovës në samitin e demokracisë nga ShBA-të, mos vet.
Sa profesori, sa gazetari, sa analisti e politikani, njohës te politikës e gjeopolitikës. Agjensione mediale, të ashtuquajtur gazetar profesionit, botues, ish ambasador, fol e fol e bjer shpinës mazhorancës!
Khuu!
Sa debati i nxehtë se si dhe pse Kosova nuk u ftua ne samitin e demokracisë mos vet hiq!
Pasi la të nxehen mirë njerëzit me “reputacion” të theksueshëm dhe që mendojnë që veç ata janë pro amerikan, e veç ata e donë Amerikën.
Trrap ShBA-të ftesën Kosovës që jetë e pranishme në Samitin për Demokraci”.
Tash të vjen të pyesësh?
Si ndjehen ata njerëz tash kur Kosova do të jetë pjesë e tavolinës ne samitin e demokracisë te ftuar nga presidenti Biden
Me mujt me i pa si ndjehen tash ata?
Pata thënë në një postim me herët se Kosova kishte mbetur jashtë në një paket me Serbinë, jo për ndonjë arsye tjetër. Praktikisht Kosova dhe Serbia ose do te ftohen bashkë, ose asnjëra!
Kjo është një e metë madhe që është krijuar në politikën e jashtme të Kosovës, kjo alibi e krijuar do ta përcjell Kosovën tash e tuje nw rrugën e saj drejt integrimeve perëndimore!
Sigurisht që kjo lidhet me marrëveshjen e Uashingtonit!
Me këtë marrëveshje është krijua një ekuilibër i keq, sepse ose duhet të jenë të dy shtetet bashkë gjithnjë ne samite te tilla, ose asnjëra!
Njerëz që dikur nuk mendonin me kokën e vet!
Kështu që bën mos mu ngut. E nëse nguteni bile është mirë mos mu mbajt të gjithëdijshëm sepse dilni pastaj tipa narcistik!
Nuk është mirë mu përgjigjë pa të thirr thoshte agja Isuf.
____
ESH
___________
publikime.com
[sentencë: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]