• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rruga drejt rënies është e pashmangshme!

ByEmrush

Nov 10, 2021

Porosia e së ëmës për Kenedin “mbaji mend shkallët nëpër të cilat ngjitesh, sepse atyre shkallëve ke për të zbritur, do të duhej të shërbente për shumë politikan e personalitete që pozitën publike të fituar përmes votës së taksapaguesve, e menduan si ngadhënjim personal, dhe u ndërtuan dhe jetuan mbi kurrizin e qytetarëve të devotshëm, intelektual dhe profesionist.

Rruga drejt rënies është e pashmangshme!

Kthimi në pikën zero!

Nuk të ndihmojnë dot as analistët më, as opinionistët, e as media!!!

Sentimentaliteti i opinionistëve e shërbyesve vasal nuk ndikon më askund dhe për asgjë.

Qytetarët më nuk orientohet veç pse thonë analistët e as nuk orientohet e bindet pse mediat dëshirojnë.

Përkundrazi!

Është bindje e thellë e krijuar se sa më shumë që keni rrahur hekurin, nuk e keni menduar që ai ishte i ftohur tashmë.

Për të arritur rezultatin në lakimin e hekurit duhej rrahur sa është i nxehtë!

Sa më shumë opinionist që kanë folur kundër kandidatëve të rijnë, e djemve me intelekt të theksuar karshi kundërshtarëve politik, aq më shumë i keni ndihmuar!

Bile vazhdojnë të gumëzhijnë studiot nga bërtitmat e analistëve aty duke treguar pse duhet të shkon ky kandidat dhe pse ky tjetri nuk duhet.

Më shumë kësaj fryme për të quar drejt rritjes akoma më të theksuar i kanë ndihmuar edhe opinionistët kinse të pavarur, disa analistë të varur nga politikat anti gjithçka je që nuk përkon me ta. Në shumë raste edhe “armiku” dhe oponenti politik i dikurshëm, sot duhet të përkrahet për inati, vetëm e vetëm dikush tjetër mos të zgjidhet.

Urrejtje pa bazë!
Paragjykim pa e njohur personin fare!

Kjo si duket po pëson fiasko, dhe elozhet e tyre për vazhdimin e një jetë skëterre po përfundojnë.

Por si fund, si qershi mbi torte ishin maskuesit nëpër rrjete sociale, që fyenin dhe shanin në të katër anët.

“Fake account”, sepse ata mendojnë që janë fake, e që në fakt janë zyrtar të devotshëm ndaj individëve, servil të pushtetit, e matrapaz të bizneseve e kanë ndihmuar tej mase rritjen e oponentëve politik, për shkakun se duke etiketuar, duke fyer e linçuar, duke gënjyer për historitë e personaliteteve, duke shantazhuar me mesazhe, duke qëndruar 24 orë nëpër rrjete sociale për të sharë e shpifur për cilin do që nuk mendonte si ata.

Kjo dihet, lexohet si ndihmes pa faleminers hiç!

Me mund me i thanë dikush, ndaluni more se shkoj përqindja jashtë normales në një demokraci të mirëfilltë!

Ose, ose vazhdo bre. S’ka problem!

Sepse Miles thoshte që të urrehesh nga njerëzit e duhur dhe një shtresë e caktuar e qytetarëve, nganjëherë është shenjë vlerë dhe ngadhënjim!

Nejse!

Kjo gjë po përfundon, qysh ka thënë një plaku një ditë “kruaj kokën për toke, e duke hedhur dheun mbi qafën tuaj”.

Njerëzit duhet të mendojnë më racional dhe të jenë realist, qëndrimi i gjatë në pushtet po i akomodon njerëzit, dhe si rrjedhojë pastaj ata po e ndjejnë veten si pasha, e që në fakt pozita nuk është fare e tillë, sepse aty je si shërbyes i popullit dhe taksapaguesve.

Nuk të kanë sjellë aty për ti bërë dëm e padrejtësi qytetarit, por për ti rregulluar jetën e për të ndarë dhe balancuar drejtësinë.

Po assesi për ti bërë dikujt parajsën, e dikujt ferrin.

Sa lënda e sa njeri të drejtat e tyre janë duke i kërkuar rrugëve të institucioneve, ministrive, inspektorateve, zyrave të gjykatave, vetëm e vetëm pse një nënshkrim i liderit ka bërë që dikën ta shpërblen e dikën ta ndëshkon.

Populli vonon, po nuk harron thonë!

Edhe nëse do të harronte populli për të bërat tij të këqija, ZOTI është ai që nuk harron.

Ai të ndëshkon…

Prandaj, a e kuptove mesazhin e nënës së Kenedit?

“Mbaji mend shkallët nëpër të cilat ngjitesh, sepse atyre shkallëve ke për të zbritur”!

Do të zbresësh nëpër të njëjtat shkallë që ke hipur.

Nëna e mençur, si nëna më!

Ajoi kishte dhënë këtë mesazh e bindur se çfarë e pret, e dinte saktë cila do të jetë rruga kur të përfundoj mbështetja qytetare.

Ke mundësinë që kur merr të zbresësh, të zbresësh ballëlartë e krenar.

Do zbresësh në vaj me pamundësinë që nuk ke mundur ti ndihmosh njerëzit më shumë, e do të ngazëllehesh nga njerëzit që duke zbritur do të duartrokasin.

Do të heqin kapelën dhe do të ngritin dorën lartë duke u mundur të të prekin dorën tënde. Gjithnjë në shenjë falënderimi mbi atë që ju ke sjell qytetarëve të tu si shpërblim që të kishin mundësuar të ngritesh në piedestalin më të lartë udhëheqës.

Por jo, JO!

Në të kundërtën e kësaj, do të zbresësh kokën ulur, i turpëruar dhe faji që të ngarkon mbi supet tuaja me padrejtësitë që ju ke bërë të tjerëve do të verbon dhe sytë?

Nuk do të mbahesh mend për asgjë vazhdonte e ëma!

Njerzit do të kujtojnë si një hijen që ju ke nxirë jetën, dhe i ke shpenzuar jetën atyre ngadalë – ngadalë në interesin tuaj personal, e në dëm të tyre!

Sidoqë të jetë Hesse kishte thënë që nuk eshtë lumturi kur do vetveten. Vetveten e do gjithkush. Të duash të tjerët, kjo është lumturia.

____
ESH
____________
publikime.com

[sentencë: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]

By Emrush