• Wed. Nov 27th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Manipuluesit, votuesit dhe analfabetizmi

ByEmrush

Nov 8, 2021

Intenca që po tentohet ti tregohet opinionit se mbi 43% e votuesve janë analfabet, dhe për rrjedhojë mundësia për me manipuluar me ta ishte dhe është e madhe, është aq e paqëndrueshme po aq sa edhe naive dhe trishtuese edhe të mendohet e leje më të thuhet.

Nëpër të gjitha zgjedhjet pothuajse subjektet politike që kanë qeverisur me vendin për 20 vite me radhë, shumicën e votave e kanë marr nga qendrat rurale, praktikisht ata gjithnjë fokusin kryesor e kanë pasur te votuesit nëpër fshatra.

Për shkakun se nëpër fshatra kanë mundur të manipulojnë më lehtë, duke ju dërguar një asfalt, duke i bërë një kanalizim, aty këtu duke i dërguar ujësjellësin e kështu me radhë.

Gjithnjë zyrtarisht është thënë se votat e ardhura nga zonat rurale kanë ndryshuar rezultatin e votimit në qytet.

Votuesit urban gjithnjë kanë qenë më vigjilencë, dhe për rrjedhojë edhe më vështirë të menaxhueshëm dhe të manipulueshëm për arsyen e përgatitjes së tyre profesionale dhe intelektuale.

Por, ç’t’i bësh kur në demokraci vota është e njëjtë, te kutitë e votimit janë të gjithë të barabartë.

Edhe pse do të jetë më e drejtë të bëhet një ndryshim sa i përket mënyrës së deritashme të votimit. Vota do të duhej të klasifikohej, ta zamë një votë e një intelektuali duhet të peshoj më shumë në raport me një votues normal me përgatitje të shkollimit fillor, për shembull 1 me 10.

E këtu duhet të përfshihet edhe mosha rinore

Sepse sot vota sot ka shumë rendësi, sepse duhet të ketë bagazh intelektual ai që do të vendos për jetën tonë duke determinuar mënyrën e jetesës sonë në vitet në vazhdim.

Tjetra!

Fakti se subjekte të caktuara rrisin përqindjen mbi 51% votues, duhet të jetë alarm për subjektet që kanë qeverisur për më shumë se 20 vite në ketë vend.

Sepse një shumicë e mirë janë votues që janë zhvendosur nga ato subjekte që kanë qeverisur, kurse me qeverisjen e tyre kanë bërë shumë njerëz në këtë vend të jenë të pakënaqur dhe si të tillë janë radhitur në anët e kundërta, duke ndëshkuar me votë ish subjektin e tij.

Pra, deri sa ishte votues i tij, ishte intelektual, akademik, ishte yll!

Ndërroi anë, u bë analfabet!

Nejse!

Kur kemi parasysh qeverisjen e proklamuar si të mirë nga secili subjekt që ka qeverisur nga pas lufta, të vjen të pyesësh si ka pasur mundësi që nuk kanë qenë, apo nuk janë të kënaqur  51% e njerëzve me ta?

Kjo thirret gjendje spirituale që nuk përkon me realitetin, sepse nëse ti kishe qeverisur mirë, nuk kishin lindur subjekte tjera fare, dhe pastaj për rrjedhojë as nuk kishte njerëz të pakënaqur, subjektet e kishin ruajtur personelin i kishin ruajtur votuesit, sepse tash mund te konkludohet se atyre subjekteve ju kanë mbetur vetëm vardiseshit dhe servilet.

Sepse qytetarët qoftë ata urban qoftë ata nga zonat rurale, shkalla intelektuale e fituar përmes shkollimit nuk dallon.

Pastaj vendimi i një pjese të madhe që njohurit intelektuale të fituara nëpër botë, e që kanë vendosur të qëndrojnë në vendin e tyre, duke u munduar të japin kontributin ndaj vendit tyre, jo vetëm që është për çdo lëvdatë, por është inkurajuese se ky vend do të ketë ditë të mira një ditë.

Rinia po bën ndryshime krejtësisht i pavarur tashmë, duke treguar pa dëgjueshmëri ndaj ndikimit të familjes, për shkakun se tashmë këta të rijnë kanë kryer shkollimin, kanë bërë specializime nëpër vende të ndryshme të botës.

Mirëpo tash këta po cilësohen analfabet, hah.

Nëse nuk mendon si ata që kanë qeverisur për 20 vjet, je i papjekur, je i ri, je fëmijë!

Dhe për fund je analfabet!

Ev, ev!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush