Open Ballkan si duket do të mbetet në vetëm dy protagonist.
Serbia promovon idenë se ata janë ideatorët e Open Ballkan, Shqipëria po ashtu vazhdon të promovoj idenë se Edi-ja është ideatori i kësaj iniciative.
Sido që të jetë, Edi dhe Vuçic të vetëm ishin dhe të vetëm po mbesin në këtë ngjarje “historike” për Ballkanin Perëndimor.
Sepse edhe një shtet ra nga kjo iniciative. Në Maqedoninë e Veriut forcat që kishin mbështet ketë iniciative me në krye kryeministrin Zaev kanë pësua debakël në humbjen e zgjedhjeve të fundit.
Si rrjedhojë e humbjes së subjektit që përfaqëson Zaevi, ai vet si KM dhe tëre kabineti qeveritar dhanë dorëheqje, çfarë kulture more këta njerëz!
Të shqiptari si të rreshket për ulëse, ma s’ka kush e heq, veç naj forcë e mbinatyrshme!
Radha tash që tash Kosova të zëvendësoj Open Ballkan me një iniciativë të re, sepse si duket me Serbinë askush nuk dëshiron të qëndroj nën një ombrellë.
Përmes një analize më të theksuar mendohet që iniciativa e re do të mbështet edhe nga ShBA-të, dhe për rrjedhojë shërbimet inteligjente Amerikane kanë thënë se në Mal të Zi po përgatitet të bie qeveria pro serbe që udhëheq me vendin, pastaj për të fuqizuar institucionet dhe orientimin e Malit të Zi drejt perëndimit, do të përdorin fuqinë politike shqiptare për të zvogëluar ndikimin Serbo-Rus atje, dhe si zhvillime priten që të zgjidhet Kryeministër shqiptari Dritan Abazoviç.
Shqiptarët sot kanë rikthyer serish reputacionin në Shtëpia e Bardhë, dhe akoma munden të hyjnë pa trokitur në dhomën ovale, dhe për rrjedhojë unë besojë se këta (lexo shqiptarët) do të dinë të shfrytëzojnë këtë momentum me faktin që President i ShBA-së është Joe Biden.
Politikat e qarta nga administrata Biden, se nuk ka dialog dhe bisedime pa njohjen e Kosovë, është një ogur i mirë që Amerika sërish ka kthyer në fokus Ballkanin, ku përfshirja e shqiptarëve këtu nuk mund të anashkalohet as me Open Ballkan, e as më asnjë iniciative tjetër.
Tashmë mbetet në tërë këtë vetëm Shqipëria dhe KM i saj të reflektojnë.
Duhet më shumë politikë largpamëse….
End of analysis!
____
ESH
____________
publikime.com
[dictum: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]