Shoqëri pa kulturë, intelektual e mediokër me inate dhe ego të madhe, duke dominuar imponueshëm shtresën më të madhe sociale e mediale.
Sharlatan e hipokrit duke treguar jo humanizëm, rrjedhimisht as drejtësi e ndjesi nga shumë zyrtarë publik kudo dhe kah do, në arsim, në kulturë, në biznes, në sport, në punë, në konkurse, në drejtësi etj.
Pra, mungesa e ndërgjegjes kolektive, egoizmi e arroganca, demagogjia dhe mediokriteti, keqpërdorimet dhe abuzimet, diskriminimet dhe padrejtësitë, dështimet dhe improvizimet janë karakteristika që kanë vazhduar të rënkojnë mbi supet e secilit që e ka dashur këtë vend të lirë dhe të drejtë e të barabartë për të gjithë.
Familjarizimi dhe kapja e institucioneve nga pseudo intelektualët dhe elita e korruptuar, vendimet atipike të institucioneve nëpër konkurse, tenderë, përzgjedhjen e kuadrove për punë, devijimet morale dhe mentaliteti primitiv janë një analogji, që po nuk u ndërruan shpejt, të tillët do të shtrijnë rrënjët për tu mos u larguar më kurrë.
E twrw frazeologjia e terminologjive përshtatëse të përmbledhura në një të vetme, shoqëri pa Kulturë.
Amerikanët thonë një gjë të mirë: “go home you’re drunk!
Ndoshta jemi i vetmi vend në botë kur për keqqeverisjen 21 vjeçare akuzojmë opozitën e oponentët politik.
Sepse nuk dallohet akoma urrejtja nga liria e fjalës dhe shprehjes.
Pra, ne mund të mos e dimë çfarë na pret, apo se çfarë është e ardhmja, e çfarë do të jenë të rinjtë që do të zëvendësojnë ata që po lirojnë institucionet publike pas më shumë se 20 vite!
Por ama, ne e dimë çfarë ishte e kaluara!
Të kaluarën e kemi parë nga afër, e kemi ndjerë në lëkurën tonë pa detaje të theksuara, një herë tjetër.
Ti them sa nuk më kanë thënë i bie kjo?
Kështu që:
Kohës kur njerëzit nderojnë vetveten, shumë shpejt pritet ti vjen fundit!
Hapni sytë!
____
ESH
____________
publikime.com
[dictum: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]