• Thu. Nov 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Sërish vjen nëntori

ByEmrush

Oct 27, 2021

Më shumat përmes remitencave dhe investimeve që mërgata jonë i ofron dhe i bën në Kosovë, ajo sërish duhet të tregon dorën e vërtet dhe të shtrënguar si grusht që vendi ynë të drejtohet mirë.
Ajo duhet të vjen dhe votoj serish, e sidomos në këto zgjedhjet komunale!

Sepse sapo që mërgata jonë i largohet interesimit të votimeve dhe mosardhjes në Kosovë për votime, këtu sikur regjimet e vjetra ngrenë kokën dhe fillojnë të luajnë macen me miun.
Tashmë është vërtetuar që ne të vetëm ndryshimet nuk mund ti bëjmë, jo për shkakun e vullnetit, por për arsyen e mundësisë.

Subjektet politike të instaluara janë rreshkur dhe kapur mirë për sistemi, dhe ato fare lehtë kapin ekonominë e vendit, dhe për rrjedhojë lehtë arrijnë edhe te ekonomitë familjare, e sidomos kjo është e theksuar nëpër komuna.

Secili si thonë “e ka bishtin e nxënë me derë”, do të duhej të ruhej edhe natën kur flenë, të sheh veten në cilin jastëk e ka vëre kokën.

Këto regjime nuk mundet ta kapin dhe ta përvetësojnë vetëm votën e mërgatës, sepse për mërgatën ndoshta kjo votë nuk do të thotë asgjë, por për ne është forma e jetës për vitet në vazhdim.

Është më shumë se jetë.
Është mes qëndrimit apo ikjes…

Mërgata është e lirë, sovrane e pavarur dhe pastaj vota e tyre është e drejtë që premton një të ardhme për vendlindjen e tyre, e atdheun tonë.

Sepse vota e drejtë siguron pushtetin e drejtë, të ardhmen e sigurt, zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe jetesën stabile.

Atëherë, pa marrë parasysh sakrificën dhe rezultatin, ata duhet të vijnë e të votojnë!

Për të mirën tonë, për të mirën e republikës.

Bazuar mbi këtë kishte thënë Fields mundesh edhe të mos votosh pro dikujt, por gjithnjë dhe me vendosmëri voto kundër dikujt.


ESH


publikime.com

[dictum: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]

By Emrush