• Sat. Apr 27th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Prodhimet bujqësore shqiptare, atraktive për Zvicrën

ByEmrush

Feb 24, 2024



Rrjeti më i madh i marketeve në Zvicër Coop, duket që do të ndërroj kahjen për furnizim me produkte ushqimore, duke u fokusuar për importin e produkteve të perimeve pikërisht nga Shqipëria.

Drejtori gjeneral i gjigandit të marketeve Coop Phillipp Ëyss deklaroi në një intervistë se dëshiron të lidh kontratat në të ardhmen me prodhuesit shqiptarë të perimeve duke filluar nga pranvera e këtij viti.

Vonesat në porosi, produkte të ndryshuara nga kontratat, rruga e largët, kosto e rrugës, konsum i madh i ujit po bëhet një problem i madh për Spanjën thotë shefi i Coopit se këto janë disa nga arsyet se pse Coop dëshiron të largohet nga tregu Spanjoll dhe në disa raste ai Grek.

Domatet, specat, kastravecët, dredhëzat, mandarinat, molla, patatja, ulliri e kështu me radhë do të jenë disa nga perimet që Coop synon të furnizohet nga prodhuesit shqiptar përmes fermave të tyre bujqësore.

Deri më tani krejt në rregull kjo gjë!

Disa kompani që Coop ishte interesuar dhe kishte kontaktuar për import në Zvicër ishin edhe shqiptare. Drejtori i Coop po zhvillon bisedimet në kthinat ku marrëveshjet për biznes priten të konkretizohen dhe në fund të nënshkruhen, krejt kjo pjesë po zhvillohet me shumë entuziazëm.

Politika shqiptare për disa vite me radhë që kishte investuar në sektorin e bujqësisë, duket që në fund po sjell rezultate.
Çfarë kishte bërë qeveria që kishte lehtësuar fermerët që të punojnë tokën, plani i tyre ishte mjaft atraktiv, dhe ekspert të fushave që ishin inkuadruar për të rritur kapacitetet e prodhimit dhe që investimet e shtetit të mos pësonin fiasko, në fund rezultatet dolën shumë pozitive.

Çfarë ishte më e rëndësishmja!

Shteti kishte caktuar zonat, ose qarqet si thuhet në Shqipëri, dhe atje kishte krijuar depot (pika grumbulluese) që fermerët (buqit) çfarëdo prodhime që ata do të nxjerrin nga toka, përveç që janë subvencionuar nga shteti, ata prodhimet e tyre i kanë pasur të sigurta për shitje, për shkakun se pikat grumbulluese kanë qenë të biznese të autorizuara nga shteti për ti grumbulluar prodhimet nga bujqit dhe pastaj pikat grumbulluese kanë gjet tregun për shitje.

Kjo ka një impakt shumë pozitiv, dhe është një mekanizëm shtytës duke inkurajuar bujqit ose fermerët që të fillojnë më kultivimin e perimeve dhe pemëve sepse shitjen e kanë të garantuar.
Sot, jo vetëm që prodhimet e fermerëve janë të garantuara për shitje, por duket që po behët edhe e pamundur që të prodhohet sa është kërkesa.

Praktikisht në zhargonin ekonomik i bien që oferta është larg më e vogël se kërkesa, tregu liberal ofertë-kërkesë, e keni dëgjuar këtë sigurisht?

Pra!
Nëse shteti për vite të tëra investon në sektorin e bujqësisë siç është rasti në Kosovë, dhe nuk ka rezultate, atëherë diçka nuk është kah shkon këtu?
Nëse miliona euro derdhën nëpër djerrina, ara, fusha e male dhe rezultatet janë zero, atëherë diçka nuk është kah ecën.
Nëse njerëzit kanë përfituar subvencione e që në fakt pas 2-3 viteve kanë mbetur ara të pashfrytëzuara, sera të ndryshkura, pemë e perime të prishura nëpër tokat tona, atëherë duhet ndalur dhe menduar, nuk ja vlen vetëm me shpërndarë para djathtas e majtas, me lidhje e pa lidhje, të njohshëm e pa të njohshëm, partiak e militant.

Shumë fermer në Kosovë edhe kur subvencionohen e ndihmohen nga shteti, kur arrijnë që kultivimet e tyre ti plasojnë në treg, shumë vështirë e kanë ta gjejnë blerësin, sepse shteti nuk kujdesët më çfarë ndodh me të, përveç që kohë pas kohë shkojnë me vizituar nëse nuk kanë falimentuar.

Në Shqipëri politika në bujqësi duket që ka ecur sipas teorisë që kishte porositur Einstein se: Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, ndrysho faktet.

Ata ndryshuar gjendjen në terren dhe tani duket që kanë arritur në maje.

Kjo duhet të shërbejë si një uverturë e mirë për Kosovën dhe politikën e saj kundrejt bujqësisë.
Nuk mjafton vetëm mos me vjedh, nuk mjafton vetëm me militant me punuar!

Tani më duket që është imanencë e kohës, profesionistëve dhe ekspertëve nuk mundesh me ju shmang, edhe nëse ti donë!

____
ESH
____________
publikime.com

———————————————————————

By Emrush