• Sat. Apr 27th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Vështrim politik

ByEmrush

Feb 23, 2024

Bazuar në zhvillimet e fundit që kanë përcjell politikën kosovare, është një parashikim i mirë menduar për shkakun se përse veprohet një anshëm, pse kemi aq shumë presion ndërkombëtare, dhe pse qeveria, respektivisht KM po duket kokëfortë karshi të tjerëve, përfshirë gjithë akterët si vendor po ashtu edhe ata ndërkombëtar.

Orvatja e përvetësimit të çështjeve të caktuara dhe të hapura, të konsideruara si probleme të theksuara që dëmtojnë bisedimet në raportet Kosovë-Serbi, veprimet e cilësuara të një anshme të qeverisë së Kosovës janë një adut tejet pozitiv për shkakun se Kosova dhe politika e saj po fiton terren që në kohën kur bisedimet tashmë janë duke ndodhur atëherë gjendja në terren po merr kaheje tjetër, dhe zhvillimet përfundimtare në terren do të merren për bazë në tavolinën e bisedimeve.

Tërhiqe e mos e këput!

Kush kontrollon territorin, bisedimet zhvillohen më në detaje, duke sjell një pozicion më të favorshëm në tryezën e bisedimeve.

Kjo ka ngjarë në të gjitha luftërat në Ballkan kur bisedimet përfundonin atëherë palët dakordoheshin që gjendja e fituar në terren të konsiderohet si legjitime duke nënshkruar dokumentet që në tavolinë.

Bisedimet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, zhvilloheshin nën trysnin e Serbisë, për shkakun se ata përmes grupeve të armatosuara që i kontrollonin nga Serbia, pastaj me vonë edhe krijimin e strukturave paralele të centralizuar përmes një subhekti të vetëm që përfaqësonte komunitetin serb, e që komandohej kryekëput nga qeveria serbe, duke u bazuar në formën e krijuar serbe në terren, ata u bën edhe palë në vendimmarrjen e tyre brenda republikës së Kosovës.

Sipër kësaj, ata duke pasur terren që kontrollonin vet, imponuan edhe kërkesa që aspak nuk ishin të favorshme për republikën tonë.

Pra, asociacioni erdhi si një mundësi që ju kishte krijuar serbëve për tu faktorizuar në bisedimet Kosovë Serbi.

Serbët shumë mirë e dinin se nëse ata kontrollojnë një pjesë të vendit tonë, do të mund të arrijnë shtrimin e presionit edhe në enklavat tjera serbe të shpërndara në Kosovë.

Praktikisht e kishte pohuar edhe serb tjetër pjesë e institucioneve të Kosovës se statusi i veçantë i veriut, apo shkëputja eventuale e asaj pjese dhe bashkëngjitja me Serbinë, do të jetë vdekje për serbet tjerë që jetojnë në Kosovë.

Asociacioni i shpëton nga kjo frikë e shfaqur nga serbi. Serbët insistojnë në asociacion, por jo në ndarje apo përvetësim të territorit.

Përtej kësaj, rastet kur zhvillimet në terren dirigjojnë kanë impakt direkt në bisedime ka ndodh në secilin konflikt pothuajse në botë.

Bisedimet gjithnjë do të marrin parasysh gjendjen në terren, këtë gjë shqiptaret e dinë më së miri sepse nëpër faza të ndryshme janë sprovuar vet.

Prandaj, taktika e zhvilluar deri më tani nga KM i Kosovës, jo vetëm që ka dhënë disa rezultate të mira, por si po cilësohet edhe nga disa media dhe analistë botëror është shumë afër përmbylljes dhe fitores në rrumbullakimin e çështjeve territoriale që kishte me kufijtë e vet.

Nëse do të arrihet të sigurohet dhe përcaktohet kufiri i saktë në 350 kilometra me Serbinë, dhe ku këtë territor ta kontrolloj me forcat e saja ushtarake dhe policore, atëherë organizimi i brendshëm për të rregulluar statusin e komuniteteve do të jetë më lehtë duke u bazuar në standardet Evropiane.

Praktikisht, gjithnjë thuhet se punët e pista vijnë grumbull dhe shpejt, punët e mira vijnë ngadalë dhe një nga një!

Elita politike, struktura të caktuara që janë pjesë e zhvillimeve në vend, profesionit e njerëz me ndikim, profesor e akademik, publicistë e analistë, e sidomos media duhet mbështetur këtë strategji, dhe duke u bazuar në përvojat e mëhershme të negociatave, këtë kauzë duhet veshur edhe më tej me fuqi politike të ndihmuar nga ajo ushtarake dhe ekonomike.

Forca aktive kundërshtuese duhet të vlejë për faktorët që bëjnë presionin mbi vendin tonë, jo mbi autoritet që mbrohen nga ky presion!

Kosova është në një pozicion të favorshëm në tryezën e imponuar të bisedimeve me serbinë, sepse dihet që Kosova jashtë vullnetit të saj detyrohet të zhvilloj negociata për vendin e tij, për republikën e saj!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush