• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Orvatjet për manipulimin e qytetarëve

ByEmrush

Jul 14, 2023

Huliganë, klounë, rrugaç,  amatera, tradhtar, Lluma, llaskuca, matrapazë, ordiner, shpiuna, flliqana, gangsterë, amputues të shtetit, tru shpërlarë, mashtrues, kolaboracionistë, komunistë, shizofrena e këso terminologji fyese pa ndal hiç ditëve të fundit.

Gumëzhijnë studiot televizive nga analistë të ndryshëm që duket se asiqare bëjnë thirrje për përmbysje të pushtetit dhe zmbrapsjes së punës të një qeverie të ardhur përmes më shumë se gjysmës së popullatës.

“Këtë qeveri duhet sa më parë me rrëzua nga pushteti bërtiste njëri në një debat televiziv. Nuk duhet zgjedh mënyrë e as metoda, duhet me i qu në shpi, PIKË.

Askush, asnjëherë nuk besoj se e kishte menduar që 23 vite pas çlirimit të atdheut, e 15 vite pas shpalljes së pavarësisë së vendit, ka njerëz që thërrasin për marrje të pushtetit përmes formës së bërjes PUÇ, që nënkupton marrjen me forcë të pushtetit.

Duhet përkujtuar se mos durueshmëria politike ka arritur majat e ajsbergut, e për rrjedhojë do ti bënim nder shtetit dhe zhvillimit të republikës që me kuptuar se votuesit e kësaj qeverisje që përbën më shumë se gjysmën e saj, nuk kanë ardhur nga MARSI apo nuk kanë pikë nga qielli.

As nuk e kanë zgjedhur këtë qeveri vetëm një rajon i caktuar i Kosovës, por ka votuar dhe ka vendosur tërë qytetaria brenda republikës.

Të njëjtët votues janë edhe atëherë kur kishin votuar që nga pas lufta.

Të njëjtit votues janë ata që kanë votuar për subjektet tjera me qeverisë me komuna, e të njëjtët kanë ditur me votuar ato subjekte, por kanë votuar një subjekt tjetër.

Bile në një shtëpi, ka dy votues të ndryshëm, se kuptoj si do të jetësohet forca në ndërrimin e pushtetit?!


Prandaj, ata që ishin të zhgënjyer, ata që pritjet e tyre nuk ishin realizuar as në minimumin e jetës, e ku pasiguria dhe urrejtja për vendin kishte arritur kulmin.

Pra, janë të njëjtët votues!

Do të jenë të njëjtët votues edhe pas kësaj ata që do të ngritin një subjekt edhe më lartë në përqindjen e saj pas organizmit të zgjedhjeve, kur do që do të organizohen ato?

Nëse kontributi ndër vite, sakrifica për çlirimin e vendit, djersa në krijimin e një shteti të ëndërruar me shekuj nga gjenerata të tëra që nuk patën fatin ta përjetojnë, bëhet vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet, atëherë ndëshkimi është i pashmangshëm!

Kjo ishte si pika e parë…

Si pikë e dytë do të jetë kriteri i aplikuar si rregull në tërë planetin e quajtur tokë se: askush nuk ka mundur të dal fitues kundër popullit, nëse do të punonte dhe vepronte kundër vullnetit të tij.

Këto studio televizive, këta analistë kishin gënjyer dhe manipuluar opinionin pothuajse gjatë tërë kohës para zgjedhjeve se nuk do të ketë më në historinë shqiptare që dikush të fiton mbi 50%, kjo u arrit, edhe atë me lehtësi.

Nejse…

Unë ju kisha sugjeruar mos me ju besuar shumë.

Grushti i popullit është i vonshëm, por ai ishte dhe është i fortë!

Disa janë sprovuar me këtë thënie vetëm se?!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush