• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Milionerët frustrues

ByEmrush

Jul 13, 2023

Në Zvicër si me thënë, njerëzit mund të frustrohen, të nervozohen, të përfshihen në konflikte, e ndoshta edhe kacafytje, përderisa është në rrogë, përderisa ka një standard jo të mirë jetësor, që punon për të jetuar!


Por, po arriti majën e pasurisë, po u bë milioner, më atë person më nuk do të arrish të konfliktohesh, e as që do të arrish ta bësh nervoz, kurrë hiç!

Bile në shumë këso momente, do ti shmanget këtyre situatave, e ndoshta edhe pse e “han” naj shpullë, ka për të qeshur dhe lëshuar rrugën.

E pse ndodh kjo, pyeste miku?

Ai është bërë milioner, e ka rregullua jetën dhe tani më ai është fokusuar në të ardhmen e tij për një jetë të qetë, duke shfrytëzuar të mirat e kësaj bote që ofron?

Nuk e bën dot nervoz. Nuk mund ta frustrosh. Nuk përfshihet në konflikte e as kacafytje!

Kurse këtu te në është ÇUDI, vërtet po!

Edhe milioner, edhe nervoz, edhe i gatshëm për kacafytje, i frustruar tërë kohën!

Pse more kështu?!

Milioneret me grushte në institucionin më të lartë të republikës, hah!

Duhet liruar nga e kaluara!

____
ESH

___________
publikime.com

By Emrush