• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shuplakë për të nxitur respektin

ByEmrush

Jun 19, 2023

Që nga pas lufta nuk ka organizatë, institucion e autoritet që kishte ardhur nga BE-ja e që nuk na kishte këshilltar e këshilluar, e folur e mbajtur konferenca, trajnime për të drejtën e gruas (femrës).

Reklama nëpër TV e radio, shkresa kurrë pa ndal nëpër gazeta, debate e tryeza, bile viteve të fundit na kanë përfshi këto gjëra edhe në raportet tona të progresit.

Aq shumë na kishin përbuzur sa që në një moment të vinte turp prej vetës, se vërtetë është trajtuar femra aq keq në këto troje?

Sot, hipokrizia Evropiane po del në pah, bile kam përshtypjen se shpesh herë ju ikin disa anketave me qytetarët e tyre, sepse do të dalin shumë më keq se në vendin tonë!

Rezultatet e një sondazhi ditëve të fundit për burrërinë shkaktuan shumë reagime në Gjermani, për shkak se qëndrimet e shfaqura në këtë anketë janë mbi 55% që shuplakën dhe dhunën ndaj femrës e shohin si normale.

Në çdo të tretin mashkull të anketuar del se përkrah dhunën ndaj femrës, kurse 34% e të anketuarve pranojnë se kanë përdorur dhunë ndaj femrës, ose që i kanë dhënë shuplakë partneres për “ti nxitur respektin”.

Imagjino gjermanet mbi 80% qenkan përgjigjur se femra e ka vendin në kuzhinë, dhe se dhuna e paraqitur në polici me këtë përqindje vjen nga meshkujt.

Bile, s’po zgjatëm më shumë, vetëm se Indeksi tregon se ky qëndrim i meshkujve ndaj femrave vazhdon prej një dekade, ndoshta veç sa thellohet edhe më shumë!

Kurse, unë si fëmijë në Kosovë i kam dëgjua kur merrshin me dal burrat najkun në qytet, thojshin me vet shefin, si fëmijë tu mendu more cilin shef more?

____
ESH
___________

publikime.com

By Emrush