• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Metodologjia e pabalancuar

ByEmrush

Jun 17, 2023

Ne analizën e tij mbi 200 faqe, Marc Weller tregon në detaje të hollësishme mbi marrëveshjet e Kosovës me Serbinë që nga 2013-ta dhe aneksi shtesë 2015 i marrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e deri te marrëveshja e Ohrit të marsit 2023.

Në dokumentin e tij ai shfleton shumë të panjohura për publikun Kosovar, që nga Qëllimi i dialogut, formësimi i dialogut vetëm sipas interesave të Serbisë, cilësia e dyshimtë juridike e marrëveshjeve që i imponohen tash Kosovës.


Analiza e Weller e ardhur në dokumente shumëfaqësh përfshinë hollësi informatash të nxjerra nga qarqet politikë të thella nga palët që janë marr me procesin e negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë.

Volumi i shkrimit është i gjatë, vetëm se esenca dhe thelbi që unë shkëputa si shkresë këtu, është se Kosova kishte nënshkruar një marrëveshje që sipas Weller, ose nuk e kanë lexuar fare pala shqiptare, ose kanë qenë të shantazhuar, duket që interes tjetër pse e kanë nënshkruar shqiptarët Weller nuk arrin të njoh.

Në një prej neneve të marrëveshjes është një pikë që thotë:

Pika VI. PRANIMI I KËRKESËS SË SERBISË QË TË MOS U NËNSHTROHET DETYRIMEVE.

Pra, Kosova kishte pranuar të nënshkruaj një nen(PIKË) ku evidentohet në hollësi se Serbia nuk duhet ti nënshtrohet detyrimeve, edhe pse është thënë që marrëveshja është bazë dhe obligim i detyrueshëm ndërkombëtar.

Praktikisht, kjo është e vërtetë, vetëm se marrëveshja bazë është obligim i detyrueshëm ndërkombëtar vetëm për Kosovën.

Bile Serbia shkon edhe më larg, sa që nuk e pranon fare se ka lidhur marrëveshje të obligueshme dhe se të njëjtën e ka mohuar në kuptimin e nenit 60 të Konventës së Vjenës për Ligjin mbi Traktatet, po qe se Republika e Kosovës do të donte të thirrej në këtë dispozitë.

Për pasojë, nuk do të ishte madje as e domosdoshme që t’i qasej doktrinës së shkeljes materiale, që e mbron një palë në rastet kur pala tjetër nuk u përmbahet detyrimeve të një a më shumë dispozitave esenciale për realizimin e objektit dhe qëllimit të një traktati.

Atëherë, ne sot ardhur në një moment ku pozicioni i Serbisë karshi dialogut dhe marrëveshjeve, duket se Serbia insiston që nuk detyrohet nga Marrëveshja Bazë dhe se mund t’i zbatojë vetëm dispozitat që ajo mund dhe dëshiron ti përzgjedh lirshëm!

Favoret kanë bërë që Serbia të ketë privilegjin sa i përket dialogut dhe marrëveshjeve, kurse për Kosovës Marrëveshja Bazë është e obligueshme ndërkombëtarisht në të gjitha aspektet!

Po de po!

Nejse….

Çfarë kemi mbjell jemi duke e korr thuhet.

Fatkeqësia është se kush e ka mbjell nuk po e korr!?

____
ESH
____________

By Emrush