• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Libri, leximi dhe shqiptarët

ByEmrush

Apr 25, 2023

Nuk qenkemi edhe keq sa i përket leximit?

Me’ m pas pyet mua personalisht unë kisha thënë mbi 90% e qytetarëve të këtij vendi nuk lexojnë fare!

Mirëpo leximi i një libri në vit, leximi i lajmeve në portale, leximi i opinioneve nga autor të ndryshëm. Leximi aty këtu i komenteve nëpër rrjete sociale, shikimi i videove neper rrjete sociale duke u munduar me kap sa më shumë informacion të sjellë nga propagandist të ndryshme kush më shumë e kush më pak, nuk është edhe keq!

Me gjithë këtë unë e vë në dyshim sondazhin e dukagjinit, sepse thjeshtë më duket që nëse ne kishim lexuar kaq sa thotë sondazhi i dukagjinit, atëherë ne do të ishim më të edukuar, më të sjellshëm, më besnik, më parimor. Do të kishim më shumë karakter, thjeshtë do të ishim më shumë intelektuale dhe profesionist, me një fjalë do të ishim pak më të pastër nga truri.

Më atdhetar nuk kisha me potencuar asgjë, sepse atdhetar jemi ashtu kështu, o lexuam o nuk lexuam?

Në duket që jemi e kundërta e këtij sondazhi, kemi shumë dibiduza, dallavergji, rrenca, shpifësa e shtifësa, matrapazë, diletant e tradhtar në këtë republikën tonë!?

Libri është çështje që të rregullon vetëdijen, të pasuron mendjen, të pastron fjalorin dhe tw jep kulturën!

Një drejtor ishte bërë kurrë pa lexuar libër, përveç atyre librave në fotokopje që ju kanë dashur me lexuar për patentë shoferi?

“Ore tha ajo?

Unë me pas lexuar libra, nuk kisha mundur me u bë drejtor!!!

Hajt be se bahet mirë, ani!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush