• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Si ti ndihmohet shtetit?

ByEmrush

Apr 20, 2023

Thoshte agja Musa “me zor ja merr, je më i fortë e rrah dhe ja merr. Sepse je më i fortë, e forca gjithnjë ka dal fituese!

Por, me ja dhënë me zor nuk mundesh, shpesh e përsërit ketë gjë plaku, që duket se përvoja jetësore tejkalon më shumë se inteligjenca e ardhur përmes leximit.

“Me zor sun ja jep”! ndoshta edhe mundesh me ja dhënë me zor, je i fortë ja jep. Mirëpo si të ndahet nga ti e gjuan, e hedh!

E njëjta story po përsëritet e ri përsëritet në ketë vend.

Mekanizëm i gjerë zingjiror profesionistësh, djem e vasha të reja, të diplomuar nëpër kënde të ndryshme të botës, janë të vullnetshëm të vihen në shërbim të vendit të tyre, por si, idenë nuk e kanë!

Një pjesë e mirë e rinisë sonë diplomojnë me nota maksimale të mira, mundësi që do të viheshin në shërbim të shteti për ti jetësuar njohuritë e fituara nëpër universitete botërore assesi të gjejnë.

Nuk arrijnë të sistemohen pothuajse në asnjë institucion relevant që lidhet me profesionin e tyre.

Edhe atëherë kur arrin ndonjë të punësohet, duhet mbajtur kokën ulur tërë kohën.

Për shkakun se disa të tjerë që janë futur në punë po ashtu si militantë këtynehershmëve, janë aty më të vjetër dhe më me shumë stazh të punës!

Ose, nëse arrin të punësohesh normalisht, je punësuar sepse ka thënë dikush më i “madh” se ti, e për rrjedhojë ai tashmë tërë jetën e lume do të mban gishtin mbi kokë duke ta përkujtuar se është ai që të sistemoi, jo diploma jote e njohuritë e tuaja profesioniste.

Nejse!

Pra, ti kryen fakultetin në Kosovë (ta zëmë) se mundesh edhe jashtë me kry, shkon jashtë në një ndër universitetet evropiane bën masterin. Vendos të kthehesh në atdhe, dhe sërish shkon diku jashtë Kosovës për specializim, analizë e eksplorim shkencor, kur kthehesh nuk mundesh me u sistemuar, praktikisht nuk mundesh me u punësua!

Kurse në anën tjetër merrni dhe shihni rrjetet sociale të mbushura me organizata jo qeveritare që i trajnojnë nëpunësit publik, e duke shpenzuar para të majme të taksapaguesve ata që sipas asaj që shohim dhe përjetojmë përditë duke i parë shumica e trajnuesve dhe atyre që marrin pjesë nëpër këto trajnime janë të shtyrë në moshë.

Bile disa syresh lirisht mund të themi se për me pak se një vit vetëm se shkojnë në pension!

Një pjesë e mirë nuk dinë të shkruajnë mirë gjuhen shqipe, ata i dërgojnë në trajnime për menaxhment e çështje ekonomike e arsimore (nejse kjo është një pjesë tjetër negative e pushtetit).

Medoemos, duhet me ju ruajt vendi i punës atij që është shpenzuar tashmë në dhënien e kontributit të tij ndaj shteti dhe institucioneve të tija.

Po thuajse këta të rinjtë ju kanë fajin se përse ata janë ardhur dhe shtyrë deri në këtë moshë!

Por jo, shteti vazhdon që ketë kategori përmes disa trajnimeve dhe me dhënien e disa certifikateve vetëm sa i përforcon akoma.

Bile ka disa raste ku kërkohen edhe nëpër konkurse lloje të tilla certifikatash që janë lëshuar nga OJQ, që tani më as nuk ekzistojnë, sepse paratë i kanë marr misionin e kanë kryer, kurse shteti me udhëheqësit e tij injorant vazhdon të torturoj intelektualët me të tilla kërkesa certifikatash në përmbushjen e dokumentacionit për një konkurs të caktuar.

Praktikisht, si është kah ecën edhe pak nuk do të na duhet më asgjë diploma e as studimet themelore, as masteri, asgjë!

Sepse ato po zëvendësohen me certifikata.

Për grada shkencore s’po flasim me hiq, se edhe ashtu shteti i relativizoj të gjitha, i bëri barabartë me njëra tjetrën?

Edhe më keq!

Leje që duket se nuk do të duhen më diplomat, por nuk do të duhen më as këto certifikata.

Datë: 1 janar 2014!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush