• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Nuk të kam tradhtuar as edhe në mendime

ByEmrush

Jan 20, 2023

Para me shumë se 5 vite një mikut tim i kishte vdek gruaja. Për rrjedhojë dukej që vështirë përshtatej me realitetin, dhe assesi nuk arrinte të merrte veten sipas parimit populist “nuk ke çfarë bën”?

Ndoshta shumë kush nuk e kishte provuar këtë ndjenjë! Mungesa e gruas, personit që ti kishe pranuar për të ndarë pjesën tjetër të jetës, përplot personalitete e kanë përshkruar si një humbje që nuk kompensohet.

Bile edhe në popull njihej një thënie kur thotë se: “si të ngroh dielli i mëngjesit, nuk të ngroh dielli i mbrëmjes”.

Kishte thenë Andrey, gruaja është e vetmja bukuri që nuk zbehet kurrë, edhe atëherë kur nuk ekziston..

Nejse!

Të ulur në një taverna po hapej tema e grave martesave, familjes si tërësi. Këtu, si zakonisht, në mesin e kësaj shoqërie kishte edhe prej tyre që me ëndje flisnin për dashurinë e për martesat e tyre.

Pas një sër të qeshurash, dhe bisedash ngazëlluese, njëri nga ta po i drejtohet këtij mikut tonë, duke i preferuar që bën me u martuar, për shkak moshës 48 vjeçe që kishte mbetur i ve ne këtë moshë.

Ai sikur u hamend disi, e mori frymë thellë nën tymin e cigares që dukej se po gëlltiste, po përgjigjej!

“Aq të mirë e kisha gruan sa që nuk mundem kurrë atë bukuri ta zëvendësoj me një femër tjetër”. Gruaja ime ishte shumë e bukur, e hijshme, elegante, e sjellshme”. Vazhdonte ai….!

Sa vinte dhe thellohej në kujtimet për të. Kjo ne na bënte të besojmë se ai kishte patur nevojë të kahershme të hapej me dikë për të dëgjuar rrëfimin e pa thënë kurrë askujt!

“Unë do dukem gjithmonë i ri, unë do të kem pamjen time aty ku me la gruaja ime dhe iku në amshim.

Perëndi. Më vjen keq, por gruan time nuk e zëvendëson askush.

Unë do të qëndroj i këtillë deri në takimin tonë në amshim…

Përderisa evokonte kujtimet për gruan, ai shpërfaqi edhe një thënie nga Dostijevski:

Teksa dergjej në shtrat, Dostojevski thërret gruan afër vetit, dhe po i pëshpërit në vesh: “Nuk të kam tradhtuar as edhe në mendime” i tha!

Mbyll fletat dhe hesht.

Eh. Kujtimet janë një plumb i humbur që të vrasin ty, e ti s’je i gatshëm ta kuptosh hapësirën e cila të rrethon duke gënjyer veten nën sqetullën e nostalgjisë.

E kaluara nuk fshihet dot, e as nuk plotësohet!

Mirëpo duket që ne do të mbetemi peng i saj deri në përjetësi.

U tha, u bë!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush