• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Presioni publik dhe qytetaria aktive

ByEmrush

Dec 3, 2022

Orvatja dhe tendenca e hedhjes së fajësisë mbi prindërit e nganjëherë mbi tërë familjen për veprimet e cilit do kriminel që është apo që mund të vjen në sipërfaqe në të ardhmen, nuk mendoj që është shumë në etikën shqiptare e as njerëzore!

Si mund të fajësohet një prind në Zvicër, Gjermani e gjeti në Evropë nga veprimet e fëmijëve të tij në Kosovë, kur ai i ka lënë fëmijët krejt në moshë të re duke u larguar nga vendi. Ka ardhur njëherë në vit, eventualisht dy herë me nga dy javë, atëherë imagjinojë se çfarë mundësie ke për të edukuar fëmijët me këtë afat kaq të shkurtër që je pranë tyre?!

Çfarë është dobia e tyre nëse fëmijët do të bëhen të mirë për shoqërinë apo jo?

Apo anasjelltas, si mund të fajësohet prindi i cili jeton në atdhe nga veprimet e fëmijës së tij i cili jeton jashtë atdheut të tij?

Për këtë faji është individual, dhe si të tillë do të përgjigjet secili për të bërat e tij!

Ndëshkimi kolektiv, apo edhe fajësimi si tërësi nuk duhet të gjykon pjesën gjenerale të një shoqërie. Secili do të mbajë përgjegjësinë për veprimet e tij!

Përndryshe presioni publik dhe medial në zbardhjen dhe gjykimin e rasteve të ndryshme që kanë të bëjnë më krimin dhe kriminelët duket që është në një stad të mirë!

Sepse shpesh herë po të mos ishte media dhe presioni publik i qytetarëve, shumë raste do mbylleshin në heshtje, siç është bërë shprehi nga sistemi i hetuesisë dhe drejtësisë në Republikë tonë në të kaluarën.

Duket që në Kosovë sistemi i drejtësisë vetëm DREJTËSI nuk ndan!

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush