• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Etnia (gjenetika) mbi të gjitha

ByEmrush

Oct 25, 2022

Të ulur në tarracën e një kafiterie në sheshin e Antalia-s të 2013-ës, nga brenda vjen një zhurmë e madhe, sa që të gjithë turistët që ishim ulur në tarracën e atij bari, përfshirë edhe ciceronin tonë, mbetëm të hutuar dhe tejet të tendosur duke mos e ditur çfarë rreziku po na vjen, përveç që dëgjonim britma të skajshme!

 “Tyrk, tyrk, tyrk (türk)”, “disari, disari. Disari, shimdi disari”, bërtiste turku duke e shtyrë një njeri përjashta drejtë derës së lokalit të tij.

U bë një farë rrëmuje aty, u krijua panik, u mblodhën njerëzit, disa policë që qëlluan aty erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ciceroni na tregon se me gjasë një turist Rus, i kishte thënë Turkut nga Antalia mysliman, duke i nënçmuar kombësinë Turke, ai ishte mllefosur shumë nga kjo, dhe filloi ti bërtas, duke folur në gjuhën turke e përzuri nga lokali.

Sot, shqiptari del dhe mohon kombësinë e tij qindra vjeçare, dhe thotë jam mysliman sepse kam me vdek si mysliman jo si shqiptar.

Paramendoje!

Në gjithë botën e lume, feja dhe prijësit e saj vihen në funksion të shtetit, bërjes, ngritjes dhe zhvillimit të shtetit, kurse te shqiptarët vihen në funksion të atyre që përhapin ideologji dhe doktrinë përmes financave!

E imagjinoj dot kur një Egjiptiani më një të kaluar 6 mijë vjeçare duke ju mohuar kombësia e tij!

Një Italiani duke i thënë nuk je Italian, e një Gjermani duke i thënë nuk je gjerman!

Sigurisht nuk do të kalosh mirë me një përballje të këtillë fare.

Shqiptari i bën të keqen vetës së vetë, që me sa mund, sakrificë e gjak ndër shekuj është mbijetuar deri në ditët e sotshme, me vetëdije të plotë qohet shqiptari i thotë vetit nuk jam shqiptar, por jam mysliman!!!

Te logjika formale aristoteliane është studimi i fjalive, argumenteve, deklaratave ose fjalive nga pikëpamja strukturore që paraqitet në rastet e situatave mohuese, siç është rasti i disa “shqiptarëve”. Në rastin e logjikës induktive, ndërtimi i argumenteve ndodh në mënyrë të kundërt, domethënë konceptet e përgjithshme krijohen nga argumente specifike, shpesh herë të paqena.

Siç do të thoshte NOLI: Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar apo që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhtari.

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush