• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Njerëzit më të besuar dhe më pak të besuar në botë

ByEmrush

Oct 24, 2022

Rrjeti më i madh i statistikave “statista” transmetuar nga World of Staistics ka nxjerr një statistikë interesante të njerëzve më të besueshëm dhe atyre më pak të besueshëm te qytetarët në botë.

Prijnë mjekët të pasuar nga shkencëtaret, mësuesit, qytetarët e zakonshëm, forcat e armatosura etj.

Fakti se mjekët prinë në listë si njerëzit dhe profesionistët më të besueshëm, është fakti edhe i menaxhimit të pandemisë covid19. Këtu mjekët kanë rritur reputacionin e tyre, dhe sot ata njihen si një ndër profesionistët që qytetarët më së shumti i besojnë.

Njerëzit, profesionistët që janë në minus për nga besueshmëria janë radhitur  gazetarët, bankierët, reklamuesit, ministrat qeveritarë, politikanët në përgjithësi.

Por!

Çka është më interesant fakti se shumë profesione tjera janë mbetur jashtë kësaj liste si: ekonomistët, juristët, auditorët, policët, kontabilistët, sportistët, muzikantët, fetarët, inxhinierët, afaristët, arkitektë/et etj.

Kjo me inxhinierët dhe ekonomistët me duket jo shumë e drejtë, veç nejse!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush