• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rritja e çmimeve dhe (mos) intervenimi i autoritetit

ByEmrush

Oct 7, 2022

Patëm thënë edhe më herët, se ne dëshirojmë jetën ta bëjmë si në socializëm, që mendohet dhe perceptohet nga një masë e theksuar e qytetarëve si një sistem tejet social, ku shteti ka kontroll mbi të gjitha pothuajse, edhe mbi ekonominë normalisht.

Pra, edhe punën nuk e dëshirojmë shumë, mirëpo pagesën e domi si në gjermani, Zvicër e gjetiu nëpër Evropë.

Kjo i bien përafërsisht kështu: të hyrat me u rritë, por intensiteti i punës me ra!

Nejse!

Disa muaj më herët, kishim bë thirrje se si shteti nuk duhet ndërhyrë në një ekonomi të lirë, dhe po që se shteti ndërhynë në ekonominë e lirë të tregut, atëherë nuk konsiderohet e lirë, por e dirigjuar!

Praktikisht, promovimi i politikave sociale ishte kundërshtuar shumë, sa që autoritet e reja që kishin marr pushtetin në Kosovë, krahasoheshin me regjime të ndryshme socio-komuniste nëpër botë.

Kosova duket që ka humbur këtë rast që të orientohet nëse është për një ekonomi të ekuilibruar dhe të lirë të tregut, apo se është një ekonomi që i duhet ndërhyrje dhe njëkohësisht të dirigjohet përderisa janë masat emergjente.

Personalisht, mendoj që çdo ndërhyje në ekonomi është, do të cilësohet si formë jo demokratike, dhe në një formë a tjetër do të pengoj proceset e lehta të një ekonomie të lirë të drejtuar kah tregu!

Tregu, ky nocion ekonomik është vendi ku bëhet shkëmbimi i ofertës dhe kërkesës duke u bazuar në çmim. Vendi ku takohen blerësi dhe shitësi.

Si përkufizim, shohim se sërish opinioni është ndezur se autoriteti nuk po ndërhyn në tërë katrahurë dhe rritje të çmimeve. Ne i ramë në qafë autoritetit në fillim, edhe ambasadat si duket pakëz i bërtitën, e tash për rrjedhojë nëse nuk gaboj, vetëm derivatet kontrollohen kohë pas kohe, duke shikuar tavanin e çmimit të vendosur nga qeveria, e duke e ndërruar atë nga dita në ditë.

Drutë, peleti, e disa gjëra të tjera që në konsum do të llogariteshin produkte emergjente, si do të duhej qeveria të veprojë?!

Sërish opinionistët, fajin e hedhin të autoriteti, me ju vërë tavan çmimeve, socializëm i skajshëm, me lejua një ekonomi të lirë të orientuar kah tregu, s’po bën asgjë!

Hyp se të vrava, zbrit se të vrava!

Sido që të jetë, këtë peletin kish bë me kthye të çmimi 190.euro, se kish shkua në 570.euro për ton J

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush