• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Me 13 tetor Liberalizimi i vizave në rend dite në Kwshillin Evropian

ByEmrush

Sep 28, 2022

Pak fjalë kur jemi të liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, duket që ka zhvilluar një politikë të mençur, e tërhequr, e matur dhe tejet e kujdesshme në komunikim me publikun, duke mos u dhënë qytetarëve të vendit premtime të panumërta në mënyrë festive se vendi fitoi ecjen e lirë në zonën Schengen.

Sjellja e shpresave të rreme ishte bërë shprehi në të kaluarën, dhe qytetarët si rrjedhojë kishin humbur çdo shpresë për një moment të mirë kur do të ndjeheshin të barabartë me pjesën tjetër të qytetarëve Evropian.

Qetësia dhe maturia në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, sado që është sulmuar nga media, duket që më në fund do të sjell rezultatet e pritura që nga 2010-ta.

Kosova muajve të fundit ka bërë shumë në kthimin e dinjitetit të saj në arenën ndërkombëtare, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë që sovraniteti i vendit të kontrollohet nga organet e sigurisë së Kosovës, ka vazhduar me luftimin e krimit të organizuar, duke hapur frontin në luftimin e korrupsionit , përballjen me kontrabandën, ka arritur të bind edhe shtetet më skeptike që ishin në Bashkimin Evropian, se liberalizmi i vizave për Kosovën duhet të ndodh, edhe atë pa humbur edhe më shumë kohë, sepse edhe ashtu është humbur mjaft.

Republika e Kosovës, qeveria e saj dhe Ministria e Jashtme, duket që kanë shfrytëzuar një momentum perfekt në arenën ndërkombëtare, për të ekuilibruar statusin e Kosovës, për shkakun se lufta e Ukrainës si rrjedhojë e pushtimit Rus, ka sjell indikator pozitiv, sepse presioni i “super fuqisë” Ruse kundrejt shteteve që ajo kishte ndikim, tashmë është në kollaps e sipër.

Kjo edhe mund të konsiderohet kohë e artë për të lëvizur Kosova në rrugëtimin e saj drejt jo vetëm liberalizmit, por edhe njohjeve të reja e duke forcuar pozitën e saj në arenën ndërkombëtare!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush