• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Einstein, përcjellësi i tij dhe aktualiteti shqiptar

ByEmrush

Sep 21, 2022

Dihej që Albert Einstein nuk kishte patur veturë të veten kurrë, e për rrjedhojë as nuk ishte mësuar kurrë të voziste një veturë.

Ai vazhdimisht kishte ecur me shofer, dhe pothuajse në çdo simpozium, konferenca, punime shkencore, prezantime në universitete, studio, shoferi i tij ishte më të.

Aq shumë kishin bërë rrugë bashkë, sa që njëherë shoferi po i thotë: “profesor, pothuajse i kam mësuar të gjitha ato njohuri dhe punime që i shfaq nëpër vende të ndryshme Evropiane”.

Bile disa formula në matematikë, e disa syresh nga punime tjera shkencore, i kam mësuar përmendesh, dhe në gjumë po të më pyesin unë ju jap përgjigje, shtoi shoferi plotë entuziazëm!

Mirë, tha Alberti….

Në fund të javës kemi me udhëtuar për Amerikë, dhe posa ta arrijmë në Universitetin Linclon Pensilvania, do të ndërrojmë qasje.

Atëherë kur të arrijmë atje, do të bëjmë një ujdi i tha Alberti shoferit dhe përcjellësit të tij. Ti do të dalësh të flasësh para audiencës, dhe ke parasysh shtoi ai. “Në Amerikë jemi për herë të parë, nuk na njeh askush”.

Dhe u dakorduan, kështu do bëhet!

Me të arritur në Amerikë, pas një rrugë të lodhshme, e cila në atë kohë nuk kalohej oqeani atlantik me aeroplan, po duhej me anije. Televizione nuk kishte, media pak dhe krejt lokale, kështu që njerëzit njiheshin vetëm përmes emrave, aty këtu ndonjë foto.

Nejse!

Për tu mos u zgjatur shumë, kishin arritur në Lincoln Univericity.

Për të prezantuar punën e tij në matematikë, disa projekte nga fizika, mekanika kuantike etj., para audiencës kishte dalë përcjellësi (shoferi i Ajnshtajnit).

Ai vazhdoi për mrekulli prezantimin, fliste ngadalë dhe rrjedhshëm, dhe dilte para shkencëtarëve dhe studentëve shumë bindës në prezantimin e tij.

Por, kur përfundoi prezantimet, filluar pyetjet nga shumë të pranishëm që dukeshin shumë kureshtar që mëzi prisnin të fillonin bashkëbisedimin me Albertin.

“Njëri i bëri një pyetje shumë të vështirë, dhe mëzi priste shoferi ta përfundon personi pyetjen, sepse filloi të djersitej nga rrebesh pyetje që i vinin nga sallë!

Ju, më keni bërë një pyetje aq të thjeshtë sa që unë nuk do të humbisja kohë të përgjigjesha.

Përgjigjen do jua jep përcjellësi (shoferi) im, përfundoi shoferi dhe ftoi Albertin (shoferin sipas tij) të ngjitet në skenë, e vet duke rrëshqitur nga skena si kokë ulur paksa.


Epilogu:

Kjo ngjarje duhet të shpërfaq aktualitetin tonë, sepse nëse je ngjitur në një vend që nuk të përket, herë do kur do të detyrohesh vet ta lirosh atë pjesë!

Kurrë, asnjëherë mos dil para një audience me projekte të huaja, e aq më pak me gjëra të kopjuara!

Prezenca në secilin vend, duhet të meritohet!

____
ESH
___________
publikime.com

Photo: google source.

By Emrush