• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Përfaqësimi, një segment tejet i rëndësishëm profesional

ByEmrush

Sep 10, 2022

Ishte një kohë kur mendohej se reputacioni i veteranëve të luftës së UÇK-së po dëmtohej rëndë nga përfaqësuesit e tyre!

Praktikisht ishim ardhur në një moment, kur opinioni publik i kishte kthyer shpinën ish luftëtarëve për shkakun e përfaqësuesve të tyre!

Pra, në filozofi njihet ajo që dikush mund të shfaq urrejtje si tërësi duke u munduar të përçoj mesazhin te ai që përfaqëson një komunitet të caktuar!

Figura e tyre ishte degraduar e dëmtuar deri në atë masë, sa që të devotshmit, luftëtarët, të plagosurit, invaliditet dhe e tërë struktura që i kishin shërbyer atdheut, erdhën në një moment mëdyshje edhe për kontributin e tyre të dhënë atdheut!

Kjo për pasojë të mungesës së shfaqur të një njeriu që do të përfaqësonte denjësisht interesat e veteranëve.

Me argumente ku përmes paraqitjes publike do të dukej i dashur, i afërt, bindës, i qetë dhe dijshëm përballë një publiku që dukej se ishte katandisur keq, pa e njohur mirë realitetin faktik.

Dhe…

E njëjta situatë tani me ka ardhur me mësuesit, intelektualët e cilët përfaqësojnë kategorinë me të çmuar dikur në vend!

Nga 25 mijë mësuesit, është zgjedhur një njeri në krye të saj që ti përfaqësoj një njeri, që nuk duket që i përket një mësuesit stabil, parimor dhe intelektual!

Përfaqësuesit e mësuesisë kanë tendencë kryeneçësie, këmbëngulës dhe aspak parimor.
Shfaqin inatin kundrejt autoritetit duke e sfiduar atë deri në paralizim të institucioneve, ku nuk duket ndonjë vend të botës që një sindikatë të ketë bllokuar shtetin dhe më shumë gjasë edhe të ngadhënjen ndaj shtetit, vaj!

Përfaqësuesi grevist i arsimit nuk del jashtë vorbullës kërcënuese ndaj shtetit, ajo nuk hap diapazonin e të sheh se PHD, e mësues me 10-tshe në Fakultet, sorollatën zyrave burokratike për të realizuar stabilitetin e orëve dhe për të mbajt mësim me nxënës.

Në vend të këtyre profesionistëve e intelektualëve të vërtetë, japin mësim dhe marrin orë, e mbajnë nga dy vende punë analfabet funksional të ardhur nga partitë e ish pushteteve.

Një gjeneratë pa anim politik, duket të jetë një gjeneratë që as nuk mund të punësohen në arsim, edhe kur janë punësuar kurrë nuk kanë gjetur stabilitetin në funksionimin e mirë të dhënies mësim.

Punësoheshin gjenerata të tëra që vinin si rrjedhojë e favorizimit të subjekteve politike ndër vite.

Të vjen të pyesësh se?

Greva po mbahet kundër qeverisë, apo kundër fëmijëve!?

Nuk është problemi i fëmijëve, nuk është problemi i atij fëmijës 7 vjeçar që ka pasur sivjet herën e parë për tu ulur në bankat e shkollës, se çfarë problemi kanë të rriturit në mes vete!

Sindikatat nëpër botë dalin në rrugë, bllokojnë institucionet e shtetit, përdorin makineri të rëndë, sindikatat shkojnë deri në ekstrem, djegin edhe institucionet, ndërtesat, veturat nëpër rrugë, atëherë edhe populli do të ishte me ta.

Por jo, jo!

Greva duhet mbajtur në zyrë, aty ku edhe proteston edhe ruan vendin e punës!

Sepse, të tillë favore iu është krijuar disa matrapazëve që arsimin e shohin si mundësi për ti rezistuar dhe për ti bërë opozitë qeverisë!

Të kërkosh të drejta, dhe të pretendosh se përfaqëson të drejtat e mësimdhënies, duke pësuar fëmija, nuk besoj që është përfaqësim dinjotoz, për më shumë ajo vetëm sa po vazhdon të dëmtoj reputacion dhe kredon e mësuesit!

Nuk mbajmë mësim, sepse i kemi rrogat e vogla thotë përfaqësuesi i mësimdhënësit, mirëpo ai harron që kur është pranuar në shkollë dhe ka marrë ditarin në dorë për ti dal nxënësit përpara, e ka ditë fare mirë sa është paga mujore, dhe se po ashtu e ka ditë që ka mundësi edhe parë fare më mbajt mësim!

Fëmijët sot më shumë flasin anglisht, se që flasin shqip. E kjo ndodh sepse pikërisht për shkakun e përvojës së krijuar pas luftës mësuesit e anglishtes, kanë arritur për mrekulli ti depërtojnë njohuritë e tyre të nxënësit, edhe teorike edhe praktike!

Një mësimdhënës inxhinierie, më nota 10 të kryera fakultetin, më nota 10-tshe të kryer masterin, sot fyhet në formën më të lehtë nga dibiduz rrugësh, e sorollatësh nga rrjetet sociale, vetëm e vetëm se përfaqësuesi i tyre e ka sjellë punën deri në atë pikë, sa që mësuesi sot punon dhe jeton vetëm për një PARA!


Në fakt mësuesi është më shumë se mësues. Ai është pedagog, mjek, inxhinier, historian, kimist, e sportist, më një fjalë gjithë ato profesione që dalin në shoqëri, vijnë si rrjedhojë e mësuesit!
Atëherë, vlera e mesësit nuk është PARAJA, e as nuk duhet të jetë greva.

Vlera e mësuesit nuk duhet të jetë tabelë qitëse për fyerje e sharje…

Mësuesi është vlerë sublime, është vlerë që duhet respektuar, por se duhet ndarë “mësuesin” nga MËSUESI!

Mësimdhënia nuk është një art i humbur, por respektimi i saj është një traditë e humbur tashmë, thotë Barzun!

Përfaqësimi është vet respekti!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush