• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Greva, mësuesi, koeficienti dhe paga!

ByEmrush

Sep 3, 2022

Kur jemi të mësuesit, dhe greva e tyre që ka bërë shtetin një gjurullti që duket se po del jashtë kontrollit çdo sferë, e sidomos ajo e arsimit!

Por, nëse kthehemi në thelb, pavarësisht asaj që mundemi me i pajtuar me përfaqësuesit e tyre, që nuk shfaqin njohuri as intelektuale, e as sociale e politike!

Deklarativisht ashtu thuhet që nuk janë kërkesat e tyre politike, ato po rrëshqasin andej ashtu kështu!

Afërsia e kreut të sbashkut me ish politikën, lënë të kuptohet se qëllimi i grevës nuk është vetëm rritja e pagës, dhe zbatimi i ligjit të punës!
Pas grevës duket që ka intencë krijimi i  një kaosi social, duke e dërguar vendin drejt krizave sociale!

Nejse!

Dallimi i madh në ngritjen e koeficientit në mes një profesori universitar dhe atij të shkollës së mesme është shumë diskrepant, dhe deri në një farë forme aspak i arsyetueshëm!

Profesor i rregullt në një fakultet arrin koeficientin 12.4. (1488.euro)

Një profesor i asocuar arrin koeficientin e arrin 11.4 (1338.euro)

Një profesor asistent arrin koeficientin 10.4 (1195.euro)

Kurse një ligjërues arrin koeficientin 8.6. (1076.euro)

Me siguri të plot them se njoh intelektual/e që është pjesë e procesit mësimor e që është me gradë shkencore më e përgatitur se një ligjërues apo profesor në fakultet.

Nuk është vetëm këtu absurditeti, sa i përket profilizimit me koeficient!

Një drejtor shkolle me bachelor, është ranguar me koeficientin 6.4, në raport me profesorin 5.8 (588.euro) koeficientin.

Atëherë shumë gjëra, ose duhet të rregullohen, të stabilizohen dhe të balancohen, ose mësuesve duhet tu epet e drejtë.

Sido që të jetë, mos mbajtja e procesit mësimor, ku fëmijët po humbin mësimin, nuk i arsyeton grevën.

Duhet gjetur forma tjera të protestës, e që ka plotë të tilla!

Sido që të jetë!

Mënyra, dhe stili i krijuar ndër vite për qasje në paranë publike, duket që nuk ndryshon nga viti në vit aspak!

Kushtetuta mbron të drejtën e barabartë në qasjen e pasurisë publike!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush