• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Deklarimi i pasurisë dhe çmimet qesharake të vlerësimit!

ByEmrush

Jun 16, 2022

Interesant!

Këto ditë nëpër shumë media janë publikuar deklarimet e pasurisë të shumë zyrtarëve të shtetit, në të gjitha nivelet!
Duke filluar nga kryetari e kryeministri, ministri, zëvendës ministri, deputeti, gjyqtari, e prokurori, dhe kështu zinxhiri i hierarkisë po vazhdon këto ditë tu paraqitet qytetarëve pasuria e përfaqësuesve të tyre, të cilët ata i kishin zgjedhur me dorën e vet!

Milioner një shumicë e tyre, pra njerëz nga autoritetet dalin të ketë më shumë milioner nga politika dhe përfaqësues të shtetit se biznesmen!

Milioner me taksat e qytetarëve!

Po çka është karakteristikë tjetër, është fakti se paraqiten do çmime krejtësisht jo reale sa i përket tregut.

Praktikisht tjetër çmim paraqesin në agjencinë antikorrupsion, e tjetër çmim ka në fakt tregu!

Vetura luksoze, që çmimi i tregut tregon që një veturë e tillë kushton më shumë se 65 mijë euro, kurse ne lexojmë se filani ka deklaruar veturë prej 12 mijë eurove!

Banesa me mbi 80 metra katror që kushtojnë me çmimin e tregut real mbi 80 mijë euro, kurse ne lexojmë se filani ka deklaruar banës 100 e me shumë metra katror 35 mijë euro!

Lokale që metri katror shkon mbi 4 mijë euro, ne vazhdojmë të lexojmë se filani ka lokal në vlerë

Tokë, vilë në male, shtëpi, banesë në deti, aksione në biznese, bashkë investitorë, vilë në deti  etj. Krejtësisht e njëjta formë, çmime qesharake, e në fakt sot tregu na tregon për tjera çmime!

Ne këtu po jetojmë, si nuk ju shkon mendja atyre more a?

Është kanë mirë me na tregu edhe neve vëlla, ku po i gjejnë kaq lirë këta njerëz këto patundshmëri dhe pasuri!

Këta ose vërtetë janë tretur në vorbullën e të qenurit tipa narcisoid, ose përnime janë duke i  llogaritur njerëz e këtij vendi injorant e që nuk dinë gjë!

Krejt qytetaret po i njohin zyrtarët që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve duke përvetësuar taksën e tyre, dhe po ashtu të gjithë qytetarët po i dinë edhe çmimet e banesave e veturave, lokaleve e vilave, dhe aksioneve që janë nëpër biznese.

Por!
Për çudi, veç shteti dhe agjencia anti korrupsion nuk po i din?!

Zyrtarët publik dyshohet se fshehin pasurinë, jo be çfarë të fshehti!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush