• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lëvizja e lirë dhe liberalizimi!

ByEmrush

Jun 15, 2022

Evropë bitte!

Qytetar të Kosovës, urime për herën e 26-të liberalizimi i vizave Kosovë!

Dhe krejt po ndodh në kohën kur jemi shumë të nxënë me akuza dhe kundër akuza në mes vete.

E posaçërisht të preokupuar më mos mbajtjen e Synny Hill Festivalit!

S’po kemi kohë as me u gëzu e as me festu!?

S’po kem më as shampanja, e as fjalë si më përshkrua gëzimin e heqjes së vizave?

Jemi ngi duke festuar?

Është mirë me i kursyer qytetarët e Kosovës, se edhe ashtu mbi 50% janë në proces të pritjes së vizës!

Ndesh hiqni ndesh mbani për vete, për ne aq na bën!

Viti 2015!

Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gëzim i madh…

Urime ju dhe qytetarëve, se na si zyrtarë të qeverisë na i kemi pasur vizat, se kena pas problem, po! Më në fund u zgjidh problemi për qytetarët e zakonshëm, për me i kryer nevojat e tyre krejt zakonshme, kështu që më të vërtet është një rast i jashtëzakonshëm, e pse jo edhe moment historik!

Këto fjalë i kishte thënë një ministër qysh në vitin 2015!


Me demek qytetarët e thjeshte, qytetarët e rëndomtë, qytetarët e zakonshëm!

Sepse këta e kishin parë veten nga qielli, me tokën nuk kishin të bëjnë asgjë, prandaj besoj që ajo koha e tyre do të kujtohet një histori e errët e kaluar!

Kishte thënë Goethe!

Njeriu me vlera ndihet në siklet kur vlerësohet nga budallenjtë.

E ne çfarë kishim me bërë?

Përveç që dëgjonim datat dhe shihnim në vazhdimësi duke u liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.

Edhe bëhej liberalizimi, me demek hiqeshin vizat për të mundësuar lëvizje të lirë, edhe sërish njerëzit prisnin në radhë të gjatë para ambasadave?

Ore diçka nuk është në rregull, dikush këtu është kah gënjen?

Por, qytetarët edhe pse “ecshin” të lirë, pasi shumë herë ishin hequr vizat, ata sërish u treguan “mos mirënjohës” dhe kur erdhi një moment te kutia e votimit ata dëshiruan ndryshimin, dhe në fakt filloi një etapë e re, ku ndryshoi gjithçka!

Urime Kosovë!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush