• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ngelja e maturantëve!

ByEmrush

Jun 11, 2022

Atëherë!

Mësuesi tregon dhëmbët në kohën kur një nxënës do të duhej të shihte dhe të përballej me jetën e vërtetë tek pas përfundimit të maturës?

Keq që shteti ka lënë autonomi të plotë ndaj notës vetëm tek mësuesi?

Do të duhej të ekzistonte një politikë shtetërore kur do të shihej interesi në ndërhyrjen dhe rregullimin e statusit përfundimtar të nxënësve, e sidomos të maturantëve!

Kjo tregon dobësinë e mësuesit, sepse ai përdor fuqinë që faktikisht i ka dhënë puna publike, duke harruar ai që mësuesi është vetëm një nën punës që paguhet nga taksat e qytetarëve, e duke mos e ditur që mësuesia nuk është prodhimtari.

Praktikisht, ai vetëm shpenzon paranë publike, paratë e taksapaguesve!

Nëse ata nxënës nuk kanë pasur mungesa, dhe kanë pasur vijueshmëri të rregullt, atëherë shteti duhet të merret me sojit e këtij profesori anekënd vendit.

Sa nëpër procedurat kalohet përgjatë tërë vitit, duke i dhënë mundësi të ndryshme mësuesit për ndëshkimin e nxënësve, ku duket që nuk e ka shfrytëzuar asnjë nga këto, e ka sjellë punën që të tregon autoritet në fund.

Nëse për 245 ditë po supozojmë nuk ka arritur mësuesi të zbusë një nxënës, atëherë ndëshkimi në fund nuk arsyetohet më asgjë!

Për 245 ditë njerëzit arrijnë të zbusin pothuajse cilëndo kafshë të egër, e leje më nuk arrihet të zbutet sa për një notë kaluese një 17-18 vjeçar!

Paramendo dikush me sa pushtet e tregon veten, po me pas ma shumë najsen pushtet?

Profa shpjegon me slide të vjetruara që nga 2010-ta, ama maturantët me i ngel fuqinë e ka ai!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush