• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Lidhje Kosovë – Shqipëri

ByEmrush

Jun 11, 2022

Ndër të tjera fjalimi i KM shqiptar në takimin rajonal të iniciativës “Open Ballkan”?

“Duke qenë burri, edhe burrë më gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, ke qenë atje, ke vrarë këtë, atje ke therur këtë, këtu ke hedhur në erë k’ të, është një problem i madh kjo!

Këtë lloj përgjigje Kryeministri Shqiptar, kryeministri i gjakut tonë dha ndaj kërkesë së llogaridhënies për krimet dhe gjenocidin e kryer nga forcat dhe pushtuesit serb ndaj shqiptarëve!

Çfarë ka ky njeri more?

Ne, thotë km shqiptar: nuk kemi pse prisnim luftën në Ukrainë për të mësuar që mes Rusisë dhe Serbisë ka miqësi dhe histori”.

Edhe më keq atëherë, me i ditë të gjitha këto gjëra, dhe sërish me vazhdua me retorika mbështetëse ndaj një armiku që krimet që kanë shkaktuar ata, nuk po arrijmë akoma ti evidentojmë me saktësi!

Nuk mund të mbajmë mëri tërë jetën për disa vogëlsira që kanë ndodh në të kaluarën në mes shqiptarëve dhe serbëve na porosit KM shqiptar!

Ja, mos vet!

Përderisa qytetarët e të dy shteteve janë ngritur në këmbë duke kërkuar që afërsinë ta përjetojnë në mes Kosovës dhe Shqipërisë, politika me shumë sukses arrin ti mbaj të ndarë dhe larg njëri tjetrit!

Bilës një baner që po vazhdon të shfaqet nëpër ndeshjet e futbollit të kombëtares së Shqipërisë, tregon më shumë se përveç politikë dhe autoriteteve në Tiranë, askush tjetër nuk është kundër Kosovës?

Lidhje Kosovë – Shqipëri

Jo Open – Ballkan me Serbi.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush