• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Open Ballkan dhe shuarja e apetiteve serbe!

ByEmrush

Jun 9, 2022

Duket që Ballkani i Hapur është shpresa apo më mirë thënë mundësia e fundit e Serbëve e kryesuar nga Vuçic për të sabotuar integrimin Evropian të vendeve të Ballkanit.

Mali i Zi do të del po ashtu humbësi me i madh në këtë mes, por duket që Mali i Zi për momentin ka pranuar vetëm rolin e vëzhguesit, duke mos qenë anëtarë i plotë që do të merrte pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjeve në mes shtetesh në rajon.

Mali i Zi nga të gjitha shtetet tjera të rajonit ishte në rrugë të mbarë në përmbushjen e detyrave drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ai ishte pothuajse në prag të një lufte civile të përgjakshme, dhe kjo krejt si rrjedhojë e komunitetit serb që jeton në Malin e Zi, dhe agjenturave Ruso-Serbe që kishin si objektiv rrëzimin e qeverisë dhe instalimin e një udhëheqësi serb atje.

Malazezët po përdoren si urë në pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve, dhe këtë ata e po ashtu Maqedonët nuk duhet të lejojnë, sepse nga shqiptarët ka mbetur vetëm KM shqiptar ai që e përkrah këtë iniciativë!

Fatkeqësisht, në Shqipëri kanë ngec mes injorancës qytetare dhe autoritetit të KM, edhe më fatkeqësisht që në Shqipëri nuk ka një opozitë të fortë e të mirëfilltë.

Nuk do të ketë një pajtim të mirëfilltë pa pranuar serbët luftërat dhe krimet e bëra ndaj shqiptarëve, duke kërkuar falje dhe duke u zotuar për kompensimin e dëmeve, dhe dënimin e kriminelëve të luftës që kanë marr pjesë në Kosovë.

Kjo është e thjeshtë, nuk duhet ndërmarr iniciativa e unione të tilla, sepse nga këto gjëra duket që vetëm serbët përfitojnë, edhe atë nëse nuk fitojnë asgjë më shumë, fitojnë kohë!

Nuk duhet mençuri për ta kuptuar këtë!

Serbët ndaj të gjithë fqinjëve kanë pretendime territoriale, ndaj njërës dhe ndaj tjetrës përdorin kishën si alibi për ti futur kthetrat nëpër ato vende, pastaj ndërmarrin iniciativa të tilla për tu kamufluar si një etni engjëllore!

Open Ballkani duket që do të falimentojë shumicën e industrive të prodhimit në shtetet që janë të përfshira, me theks të veçantë Shqipërinë.

Pastaj ata do të varen nga produktet serbe, dhe përgjithësisht qëllimin që e ka Shqipëria të tërheq turistë nga shteti serb, do të tretet në vorbullën nacionaliste serbe, e cila dikur më vonë për një deklaratë të ndonjë zyrtari në Shqipëri do të ngrihen marrëdhëniet shtetërore.

Shtet e përfshira në Open Ballkan duket që pa vetëdije po dërgojnë vendet në krizë financiare të paprecedentë!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush