• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Importet e fqinjëve drejt Kosovës!

ByEmrush

Jun 7, 2022



Atëherë nëpër unione dhe iniciativa të ndryshme fqinjësore nuk na duan!

Kurse tregun dhe hapësirën tonë shumë e çmojnë, bilës bëjnë bilance të vazhdueshme për të shikuar se cila po futet më mirë në tregun e Republikës së Kosovës!

Mirë thoshte një miku im nga Shkupi se: Kosova është treg interesant, çka të gjuash në atë treg gjen shitjen, gjen konsumatorin”!

Faktikisht është vërtetuar edhe profesionalisht së në krahasim me vendet tjera fqinje, edhe pse me një GDP të ulët, me shifra të mëdha që tregojnë varfërinë në vendin tonë, sërish është një popullatë që konsumon shumë!

Pra, është treg që konsumon!

Mirëpo, fqinjët tanë po shkojnë sipas riteve nacionaliste serbe se: “një shqiptar i mirë është një shqiptar i vdekur”, pra ne jemi të mirë vetëm atëherë kur mundet ta na marrin pasurinë duke na ofruar produktet e tyre, e në me dorën tonë duke e blerë vdekjen, për vete, familjen dhe fëmijët tanë!

Fija që mbushet mend shqiptari për mos konsumin të produkteve serbe nuk është.

Për më shumë se 15 lloje të ujit natyral, që sipas disa laboratorëve Zvicërane, del të jetë uji më kualitativ dhe shëndetësor për shkak të lartësisë së madhe të oksigjenit në ujë, sërish njerëzve ju sheh në dorë ujin rosa, khu!

Koha që shteti i Kosovës ta mendon një politikë tjetër karshi këtij vrulli të rritjes së prezencës së produkteve serbe në tregun tonë, tani është imanente!

Koha që profesionistët të sillën më shpesh e të aktivizohen drejt institucioneve të shtetit, është tani!

Shteti, duhet hapur të dy sytë, nuk duhet të vazhdojë të ec me njërin sy mbyllur!

Marre nuk është mos me ditë, marre është mos me vet!

Kishte thanë Churchill: Nuk është e mjaftueshme që ne të bëjmë më të mirën, ndonjëherë lipset të bëjmë atë që është e nevojshme!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush