• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Open ballkani dhe lëvizja e lirë e qytetareve!

Ministri i Jashtëm Rus, në pikën e vlimit të luftës së shtetit të tij kundër Ukrainës, që mbarë bota e ka fut Rusinë nën sanksione si përgjigje e ndaj agresionit dhe pushtimit ndaj Ukrainës, synon vizitën e tij në Serbi më 6-7 qershor!

Një ndër temat kryesore me vizitën e Lavrov-it në Serbi paska qenë edhe “Open Ballkan”, atij ju është ndaluar vizita Lavrovit pasi që Maqedonia nuk lejoi hapësirën ajrore të shfrytëzohet për udhëtimin e ministrit Rus.

Pra, “Open Ballkan” paska thënë Lavrov që evropianët po tregojnë hipokrizi në këtë rast, sepse nuk janë fare për “Open Ballkan” po janë për Ballkanin e mbyllur, sepse sipas tij Serbia po shpreh interesim të vazhdueshëm që te kontribuoj në raportet e qeta dhe të një fqinjësie të mirë, dhe të një Ballkani të qetë dhe pa konflikte!

Eh!

Aty ku Serbia dhe Rusia paraqiten si “engjëj” dhe aty ky ata thonë se jemi për një fqinjësi të mirë, e për të krijuar raporte të mira në mes shtetesh duke i dhënë mundësi ekonomisë dhe mallrave një qarkullim të lirë së bashku me qytetarët, duhet një orë e më parë me u larguar!

Këta popuj janë hipokrit, si njëri si tjetri botës përveç të këqija që i kanë sjell asgjë tjetër nuk mbajmë mend!

Nëse nuk do të del krejt ideja e “Open Ballkani” si ide dhe projekt Rus, atëherë besoj që edhe perëndimorët, e posaçërisht Amerikanët e dinë ose së paku duhej kuptuar këtë gjë deri më tani!

Te popujt ruso-serb dhe politika ruso-serbe asgjë nuk është e rastësishme!

Lavrov me 6-7 qershor ishte parashikuar të ishte në Serbi, kurse 7-8 mbledhja e radhës së “Open Ballkan” në Ohër të Maqedonisë! Vetëm që është çështje kohe se, kur këtë gjë do ta kupton KM shqiptar dhe autoritet në Shqipëri, përfshirë edhe afarizmin si kërkesë e vazhdueshme e tyre, për hapjen e Shqipërisë drejt një tregu më të gjerë!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush