• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ku erdhëm, e si erdhëm deri në këtë pikë!

ByEmrush

Jun 6, 2022

Dëshpëruese!

Ku erdhëm, e si erdhëm deri në këtë pikë!

Njerëzit që lirinë e tyre e fituan me mund e gjak. Lirinë e tyre që e fituan me çmimin e lënies së gjymtyrëve nëpër beteja në luftë për çlirimin e vendit.

Liria e tyre, liria jonë!

Çfarë tendence manipulimi, e është për tu dhimbsur situata e veteranëve që për pagesë dhe njohje të kontributit të tyre, duhet të ndjekin këtë rrugë për ta arritur!

Këto veprime që dikush e ka planifikua qysh me herët si duket, do ti paraqesin  veteranët negativisht në sy të qytetarëve!

E para!

Do dëmtohet reputacioni edhe ashtu tejet i renduar i çlirimtarit përball qytetarëve, për shkakun se forma e kërkesave të realizimit të qëllimeve të tyre është forma e dëmtimit të institucioneve!

E dyta!
Para qytetarëve insistimi që të protestohet dhunshëm për të arrit dhe realizuar kërkesat, do të duket sikur gjithçka është bërë vetëm për para!

Praktikisht!

Gjithçka dhe gjithkush ka një çmim!

Pra!

Erdhëm në atë pikë, që për të detyruar shtetit për të njohur kontributin tuaj, po duhet me demolua dhe shkatërruar atë që është ndërtuar me gjak e mund!

E kush me bëre këtë?

Ai që ka dhënë më së shumti kontribut për lirinë e vendit?

Esencialisht, të vjen të pyesësh?

Pse deri më tani u prolongua njohja e kontributit të luftëtarëve përmes formës financiare?

Mos të harrojmë!

Jemi 22 vite pas përfundimit të luftës dhe kontributit të këtyre që sot po protestojnë?

Largoje diplomacinë dhe politikën nga lufta dhe çështja do të mbarojë brenda jave kishte thënë Rogers!

Asgjë në ketë vend nuk do të arrish nëse nuk proteston!

Këtu edhe optimisti më i madh me qenë, brenda natës të shkapërderdhin trurin!

Dhe çfarë përgjigje merr!

Kërkoje të drejtën përmes institucioneve përkatëse!

Dhe ato institucionet përkatëse pastaj të zhargitin me vite, ta merr mendja që je duke kërkuar nga një shtet i huaj te drejtat tua!

Në relacionin shtet-qytetar ka një hendek të pa kalueshëm!

More, hëm!
Shpesh herë në këtë vend nuk je vetvetja?


____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush