• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ballkani i Hapur, trajtim i barabartë!

ByEmrush

Jun 8, 2022

Ashtu pra!

Edhe autoritetet në Prishtinë po e kërkojnë të njëjtën gjë. Republika e Kosovës duhet të këtë trajtim të barabartë sikur të gjitha shtetet tjera që janë pjesë e kësaj iniciative, në këtë rast Ballkani i hapur, sepse dihet që nuk është iniciativa e parë e duket që nuk do të jetë as iniciativa e fundit!

Sipër kësaj, përveç që Kosova do të jetë pjese e Ballkanit të hapur, nëse normalisht do të trajtohet e barabartë me shtetet tjera, ajo sigurisht do të kërkojë edhe një mekanizëm sigurie, ose garantues një palë të tretë që i mbikëqyrë marrëveshjet dhe ujditë e arritura nga këto takime se a po zbatohen apo jo?!

Pa një garanci nga një superfuqi në rastin tonë të përjetuar dhe të paguar shumë shtrenjtë lirinë tonë, duhet të jenë garantë ShBA-të, sepse nuk do te jetësohet Ballkani i hapur e asnjë iniciative tjetër!

Marrëveshjet e arritura përgjatë takimeve dhe nënshkrimeve të dala nga këto takime, serbët nëse nuk do ti detyron dikush me i fortë se ai, ata do të jenë promotori i prishjeve të çdo iniciative, përfshirë edhe Ballkanin e hapur!

Eskobar për fund po thotë;

“Në fund uroj që kjo iniciativë të mbetet ekonomike, nuk është projekt politik, por i rëndësishëm ekonomik, e me rëndësi edhe të ngelet ashtu. Të fokusohet në krijimin e mundësive për njerëzit e rajonit”.

E ku ka naj projekt, iniciative apo union që serbët nuk e kanë lidh me politikën si përfundim?

Ne kotë presim, këtë gjë e dinë më së miri shqiptarët e Kosovës!

A është iniciativa qellim mirë, po?

A thirret Ballkani i Hapur, po?

Atëherë a duhet të jenë të gjitha shtetet pjesëmarrëse të barabarta në këtë iniciativë, po?

Serbët nuk e pranojnë argumentin e arsyes, prandaj dhe sillen në mënyrë arrogante, kishte thanë Arbër Xhafëri

Serbet mbesin serb!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush