• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Etnia-kultura-gjaku!

ByEmrush

May 27, 2022

Eh!

Kush do ta imagjinonte, apo kush do ta mendonte se Kosova jonë e dashur, do të gjente në Mali të Zi një bashkëpunëtorë më të mirë se në Shqipëri!

Kurse, në të njejtën kohë Shqipëria të gjente një bashkëpunëtor më të mirë në Serbi, se në Kosovë!

Për këtë arsye unë vazhdoj të besoj, se zgjedhjet përveç që duhet të mbahen në çdo katër vite, ato nuk duhet të lejohën të kandidojnë njeriun e njejtë të fitoj në vazhdimësi, qoftë kryeministër qoftë president.

Prandaj ne shohim se “Ballkani i Hapur” po përkrahet edhe nga një tjëtër kryeministër shqiptar po ashtu, vetem se sikur të ishte edhe Kosova pjesë e kësaj iniciative,  të tre kryeministrat shqiptarë do t’i drejtonte një president serb.

Në ketë rast po mbetën dy kryeministra shqiptarë!

Ndaj të mburravecëmi me origjinën etnike të kryeministrave shqiptarë në Ballkan, tregon që ja jemi injorantë të rrethanave ballkanike, o jemi të shitur që punojmë për interesa të huaja!

Apo jemi tepër kozmopoliten, e aspak nacionalist!

Praktikisht, shpesh herë nuk ka asnjë domethënie origjina etnike e një drejtuesi qeverie, por ka domethënie se kujt i shërben ai, dhe për interesa të kujt orienton shtetin?!

 Sepse nëse sot dy kryeministra shqiptarë, të cilët në vend që t’i kërkojnë Serbisë të njohë Kosovën si shtet, dalin dhe i kërkojnë Kosovës që të bëhet pjesë e iniciativës “Open Ballkan”, e ku rrjedhimisht e çuditërisht presidenti i Malit të Zi, del të na behët më i afër se vet shqiptari.

Si thotë Henrik Ibsen në romanin Lufta për fronin duke cituar fjalët e Peshkop Nikolasit drejtuar mbretit, i përshtatur shqiptarëve!

“Do enden shqiptarët në këtë jetë zvarrë, pa qëllim e pa vullnet, në zemër do kenë shpirtvogëlsi dhe për njëri-tjetrin armiqësi.

____
ESH
___________
publikime.com

——————————————————

By Emrush