• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Tërheqja e parave tona!

ByEmrush

May 26, 2022

Njëherë më moti, patëm elaboruar profesionalisht se pse nuk është mirë të shpërndahen paratë e grumbulluara nga fondi pensional i republikës i quajtur Trust.

S’po hyjmë tash në ato detaje, kush ka pas rastin kemi treguar më në hollësi se tërheqja e parave mbi 30% nga Trusti do të ketë impakt negative në mbarëvajtjen e sigurisë së buxhetit të vendit, e duke pasur parasysh inflacionin si rrjedhojë e ngritjes së çmimeve, atëherë me plotë të drejtë mund të themi se mirë është që autoritete hezitojnë ta hapin këtë rrjedhje nga buxheti i shtetit.

Ana tjetër është se tërheqja e parave nga fondi pensional (Trusti) do të vinte në qarkullim mbi 400 milion euro tregut të Republikës, e ku për rrjedhojë besoj që nëse kemi parasysh muajt e verës, kohën kur priten të hyjnë në vend një fluks i madh mërgimtarësh, remitencat e sjella nga ta do të bënte që tregu unë të tregoj një lulëzim të hovshëm, si dhe një rritje ekonomike në përmasa stabile dhe në kontinuitet!

Por!

Ana tjetër e medaljes!

Kur kemi parasysh se paratë tona të investuara në fondin pensional si detyrim ligjor, nuk ruhen në vend, e për rrjedhojë as nuk janë të investuara në projekte brenda kufijve të Kosovës, atëherë shtrohet pyetja më të drejte pse nuk mund ti tërheqim?

Praktikisht!

Nëse Trust dhe autoritet e tij në vazhdimësi njoftojnë për humbje në aksione si në të kaluarën, si përgjatë pandemisë, si në të tashmen, kjo tregon një mos përgjegjësi dhe injorancë sa i përket menaxhimit të këtyre mjeteve!

Trust dhe autoritetet e vendit, duket që nuk janë kah mund të ruajnë paratë tona të investuara në fondin pensional.

Atëherë!
Nëse Trust na tregonte në të kaluarën, e vazhdon të na tregon në të tashmen për humbjet nëpër aksione dhe brza të parave tona, tërheqja e një përqindje duhet të aprovohet nga ligjvënësit!

Qytetarët nëse kanë qenë të detyruar të njihen me humbjen nga llogaritë e tyre të fondit pensional, pse tash duhet të kujdesën që paratë të rijnë në llogari!

Ashtu kështu Trusti s’po i ruan, atëherë edhe qytetarët le ti marrin paratë e tyre!

Tek e fundit paratë janë të tyre, në fund të fundit.

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush