• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Mungesa e ushqimit do të jetë reale

ByEmrush

Apr 18, 2022

Dhe!

Si përkufizim i terë kësaj!


Bota parasheh një krizë përgjatë muajve të verës, dhe shumë njohës të politikave botërore, ekonomist dhe agjent tregtarë që operojnë nëpër botë, shohin si të mundshme qershor, korrik, e andej si muajt që do të ketë çmime hipersonike,.

Do të ketë mungesë të shumë artikujve, do të ketë rënie të ofertës, e ku për rrjedhojë do të mungon shumë lënda e parë, që do të ketë si pasojë pastaj ndaljen e prodhimeve.

Kjo mungesë do të paraqitet në medikamente, derivate, dhe kryesisht në gjëra ushqimore!

Disa ditë më parë këtë e kishte paralajmëruar edhe presidenti i ShBA-ve Biden se: liderët botërorë kanë diskutuar mundësinë e krizës ushqimore, si pasojë e pushtimi rus në Ukrainë.

Biden tha se mungesat e ushqimit do të jenë “reale”, duke cilësuar Ukrainën dhe Rusinë “shporta e bukës” për Evropën.

Furnizimet nga të dy vendet së bashku përbëjnë pothuajse 30% të tregtisë globale të grurit!

Eh!

E ne çfarë bëjmë?

Merremi me veteranët, merremi me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Kërcënojmë me luftë marrjen e pushteteve, diskutojmë mbi gjërat se kush ka të drejtë të shkojë në shkollë me shami apo pa shami, debate të pafundme politike nga analist injorantë, të drejtat e komunitetit lgbti etj.

Është imanentë të kuptojmë se çfarë do të bënin në raste krizash këta lider që sot mbi qëndrojnë si PARIA e Kosovës?

Nëse ata nuk do të dëgjonin fare për qytetarët e vendit të tyre, dhe në rastin më të keq do të iknin nga vendi duke lënë qytetarët të vetmuar, dhe në mëshirën e skëterrës!


Atëherë emocionalisht të vjen të pyesësh?

Pse i durojmë ne këto gjëra?

____
ESH
___________

publikime.com

By Emrush