• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Bazat Amerikane pranë Rusisë

ByEmrush

Mar 16, 2022

Investimet më të mëdha për sigurinë në botë, dhe për të ruajtur atë nga çfarëdo kërcënimi të mundshëm si pasojë e shteteve të papërgjegjshme, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe sot e 100 vitet e fundit, kërcënimi më i madh ndaj botës së civilizuar e perëndimore, vjen nga Rusia. Edhe investimet Amerikane kanë shkuar në këtë drejtim,  për të ruajtur paqen, sigurinë dhe aleatët botërorë nga Rusia.

ShBA-të po ashtu janë edhe investuesit më të mëdhenj në NATO. Amerikanët duket që kaherë e kanë identifikuar problemin kryesor dhe të vetëm që është kërcenim për botën.

ShBA-të qëndrojnë me 400 baza ushtarake vetëm për rreth territorit Rus, e mbi 70 baza ushtarake nëpër vende të ndryshme të botës. Duke përfshirë luftanije, fregata, nëndetëse, ushtar, aeroplan luftarak, dhe pothuajse të gjitha pajisjet ushtarake për luftë përfshirë dhe koka të armëve nukleare.

E veçantë e sigurisë sa i përket botës që Amerikanët dëshirojnë ta ruajnë është se ata sot më shumë kanë ushtar jashtë territorit Amerikan, se brenda tij.

Duke e parë interesimin kaq të madh të Amerikës ndaj shqiptarëve, që përmes nesh ajo ndoshta edhe realizon disa nga interesat e veta, në dalim dhe ofrohemi me Gjermaninë?

Phii!

Gjermanët, që kur kishte fillua lufta në Ukrainë, ukrainasit i kërkuan armatim Gjermanisë.

E autoritet gjermane ju përgjigjën me pozitivitet kësaj kërkesë, dhe thanë: “në do të ju furnizojmë me 25 mijë helmeta të kokës”.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë se etnia jonë, dhe ruajtja e ekzistencës së saj kryekëput varet nga Amerika.

Të tjerat nuk janë relevante.

Qytetarët këtë e dëshirojnë!

Sot lë të dalim ti pyesim qytetarët në 10 qendrat e Kosovës, në sheshet më të mëdha të tyre se: “a janë për cilin do udhëheqës dhe lider shqiptar (ju shkruajmë emrat në lista), kundrejt ambasadorit Amerikan”?

Përgjigja 100% do të jetë për përfaqësuesin Amerikan në Kosovë. Pra për ambasadorin Amerikan!


Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha kishte thënë Rugova.

Kujdes!
____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush