• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Një botë pa Rusët

ByEmrush

Mar 3, 2022

Nuk duket që do të zmbrapsen Rusët edhe aq lehtë, sic po shohim e po dëgjojmë disa analistë shqiptarë.

Për të parë se sa shumë është serioze gjendja në Ukrainë si pasojë e agresionit Rus, më mirë shini mediat e huaja, CNN, BBC, Reuter, Euro News etj.

Sepse më disa tanke të mbetura në rrugë nuk mund të tregohet fuqia Ruse, forca e një superfuqie nuk mund të nëpër këmbët edhe aq lehtë siç e marrin shqiptarët.

1 të 3-ën e arsenalit dhe fuqisë ushtarake nuk e ka vënë në dispozicion akoma Rusia po thonë burimet zyrtarë të autoriteteve Amerikane.

Tani Rusët duket që do të hapin vatra tjera të krizave, duke shpërqendruar kështu vëmendjen në drejtime të kundërta të asaj që bota ka sytë sot.

Si thonë një fjalë të urtë kah ne “po e lyp belanë”, duket që edhe Rusët këtë po e kërkojnë.

Lajmet nëpër botë raportojnë që Rusët kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë, hapësirën ajrore të Kanadasë, hapësirën ajrore të Gjeorgjisë, e kanë arritur të mos frikohen duke shkelur edhe hapësirën ajrore të Japonisë, edhe atë me helikopter luftarak.

Ariu i plagosur po sillet vërdallë, rreziku sa vjen e rritet, dhe duket që dikush ka për të paguar çmimin për një botë të lirë dhe pa Rusinë.

Pse të mos përdorim armët bërthamore tha Gjenerali më i afërt i Putinit i cili mban një valixhe bërthamore në dorë ditëve të fundit, edhe ashtu çfarë na duhet një botë pa Rusët?

____
ESH
____________

publikime.com

By Emrush