• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Orientimi shqiptar perëndimor, s’ ka alternativ

ByEmrush

Mar 5, 2022

Serbët tashmë kanë ndarë qëllimin e tyre duke u rreshtuar krah rusëve.

Arsyetimi i tyre është që kjo NATO këta perëndimor i kanë bombarduar për 3 muaj dhe kështu që rusët ishin ata që i shpëtuan.

Bile disa shkon aq larg sa thonë se fati që rusët hyrën të parët në Kosovë dhe qëndruan për 3 vite duke i ruajtur serbët që sot janë dhe jetojnë në Kosovë.

Ata tani më po tregojnë fytyrën e vërtetë dhe besoj qe Bashkimi Evropian dhe shtetet e saj, tani më duhet, apo se po i sheh se çfarë ishin e çfarë janë serbët. BE edhe pse punoi me ta shumë afër për më shumë se 20 vite duke menduar që serbët do të riparohen.

Serbet vetëm sa rriten dozën e nacionalizmit kundrejt popujve tjerë në Ballkan.

Pra, në vend që të kërkonin falje mbi masakrat, krimet e luftës dhe gjenocidin që benën në Kroaci, Bosnje e Kosovë, ata i mohojnë këto, e vazhdojnë ta viktimizojnë vetën që ishin cak i sulmeve të NATO-s, por pa treguar arsyen pse NATO i bombardoi.

Mirë thoshte një miku im një ditë se nuk duhet qytetarët e vendit të blejnë vetëm miell, porse se duhet të blejnë armë?

Gabimi më i madh i autoriteteve në Kosovë që kanë bërë pas luftës është konfiskimi i armëve nëpër qytetar.

Forcoje ligjin për vrasjet, ndëshkoj rreptë vrasjet ndërmjet shqiptareve, porse armë le të kenë familjet.

Një listë që shihej në internet mbi shtetet që kanë popullatën më të armatosur, pas ShBA-ve në radhitjen si i pari, Brazili i dyti vinte Zvicra e treta.

Pra, Zvicra kurrë pa përjetua luftë e mban popullatën të armatosur.

E pse?

Shtrirja Ruse përmes shteteve që ajo i ka krijuar prej kohësh, një ditë duket që do të behët realitet politika e saj për dalje në Adriatik. Normalisht nëse shtetet tjerë përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë do të arrijnë të forcohen pikë së pari si shtetet të mirëfillta që do të munden ti mbrojnë kufijtë e shtetit të vetme, dhe pastaj përforcimin dhe vazhdimin e partneritetit të sferës perëndimore në rajon.

Një politikan Rumun po thotë se: Rumania kurrë nuk do ta njeh Kosovën, dhe nuk do të ketë qeveri që do ta bëjë këtë. Edhe nëse do të del ndonjë qeveri që ta njeh Kosovën si shtet të pavarur, atëherë populli do të zgjohet në këmbe do ta rrëzoj atë qeveri, dhe do ta vendos një tjetër. Ne jemi një gjak, një fe. Në jemi vëllezër me serbët thotë ai.

Kosova, Shqipëria në përgjithësi, shqiptarët në veçanti (mali të zi, Maqedoni, Greqi) duhet ta kuptojnë se serbët, sllavët më konkretisht janë shtete të krijuara si rrjedhojë e politikave Ruse, asnjëherë nuk do të arrijnë ta heqin ndikimin Rus, sepse janë investime Ruse në fund të fundit.

Serbët janë si e tregojnë paraardhësit tanë një të dhënë që ka të bëjë me pabesinë e tyre “që serbët e ruajnë sëpatën nën jastëk për shqiptarët”.

Pra!

Është një shprehje Amerikane ku thotë se: Asnjëherë nuk ka armiq të përhershëm, ashtu siç nuk do të ketë miq të përhershëm!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush