• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Eh, çfarë bote interesant!

ByEmrush

Mar 2, 2022



Fëmijët e Putinit jetojnë lirshëm në Gjermani, dhe Holandë.

Fëmijët e bashkëpunëtorit më të ngushtë të Putinit, Roman Abramovich jetojnë në Londër.

Gazetarja Ukrainase Daria Kaleniuk i ankohet kryeministrit Britanik në një konferencë për shtyp pas vizitës së tij në Poloni. Ajo i thotë në sy KM Anglez, se NATO s’po i mbron, Anglia s’po i mbron njerëzit nga një agresor që po tregon forcën vetëm pse është më i fuqishëm.

NATO frikohet nga WW3 (lufta e tretë botërore), kurse gazetarja i thotë që ajo veç se ka filluar.

Nganjëherë hipokrizia arrin kufijtë e skajshëm të pabesisë!

Këtë gjendje vetëm shqiptarët e kuptojnë!

Atë momentin kur të gjithë flisnin mbi intervenimin e NATO-s dhe fillimin e bombardimeve!

E njerëzit e gjorë, pritnin me duart e ngritura drejt qiellit, në fakt drejt NATO-s.

Parafytyroni sa popujt e shtypur nëpër botë janë duke pritur një ndihmë të këtillë?

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush