• Wed. May 8th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Formula e suksesit dhe ngadhënjimit!

ByEmrush

Jan 29, 2022

Formula e vetme e mbijetesës në një shoqëri të stigmatizuar e patriarkale, ku dominohet më shumicë rurale, është e varur ndaj llogaritjeve si më poshtë.

Përndryshe është vështirë të mbijetohet në atë mes.

Prandaj, si sukses ndaj kësaj dhe të arrish të dominosh në këtë gjurullti qytetare, duhet të tregohesh superior duke arritur një piedestal që të tjerët nuk e arrijnë as më shkallë.

Munden vetëm ta shikojnë!

Ose të nënshtrohesh ndaj servilizmit klasik, ku injorantët të padijshmit do të pushtojnë inteligjencën tuaj, dhe do të vërshojnë drejt urbanizmit duke thyer çdo parim civilizues.

Atëherë:

Formula për një sukses do të jetë sipas teorisë së Einstein-it kështu!

Nëse A është e barabartë me sukses, atëherë formula është:
A është e barabartë me X plus Y plus Z.

Ku X është puna, Y është loja, Z është ta mbash gojën mbyllur (heshtësh).

Praktikisht:

A = X + Y + Z

A = suksesi

X = Puna
Y = Loja
Z = Gojën mbyllur (heshtje).

Ku:

Y = Z, është intriga.

X = A, është ngadhënjimi!

Ose mos vazhdo me Y se përveç që të duhet Z-ja, duhet të bëhesh edhe urë U!

____
ESH
___________
publikime.com

By Emrush