• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shtet ndërtimi dhe konsistenca e tij

ByEmrush

Feb 1, 2022

Atëherë!

Sikur ne ti kishim dal zot këtij vendi vet, e sikur ti kishim ndalur lavdet duke i thurur vetit se si ne jemi ata që flasim vetëm nga veta e parë. Unë e çlirova vendin, unë e bëra shtetin, unë e bëra ushtrinë, unë, unë, unë e vetëm unë!

Praktikisht nuk kishim ardhur në këtë pikë fare sikur këto gjëra ti kishim bërë vet!

Pra, tash të tjerët vijnë me lloj-lloj ide për të zhbërë një shtet. Ne duket që i kemi vërë themelet, porse realiteti është që shteti është prej letre, dhe duket që funksionin vetëm për ti treguar dhëmbët në mes veti.

Pra për ti treguar autoritet shqiptari-shqiptarit, dhe se shteti është krijuar vetëm për t’ju krekosur njëri tjetrit, pra shqiptarët ti tregohen shqiptarëve kush dhe çfarë janë?

Sepse të tjerët s’po na bëjnë hesap shtetin tonë!

Prej që është shpallur pavarësia mund të themi lirisht se më shumë 30 ide janë ardhur se si duhet të duket gjysmë shteti ynë, se si duhet të funksionoj gjysmë republika jonë!

Pavarësia e mbikëqyrur, fusnota, konfederata, republikë e decentralizuar, modeli i Tirolit, modeli i  Krimësë, modeli i Gjermanive, modeli i Belgjikës Lindore, republikë me bashkësi etnike të komunave, me një fjalë shtet i leckosur ku kushdo dhe kudo mundet të jep ide për një shtet që duket se nuk është ndërtuar për shqiptarët, shumë pak për qytetarët, më shumë për një shtresë oligarke politike, ku dominohen nga individ që shtetin e përdorin për përfitim personal, e që punojnë për interesa të huaja!

Kjo metodë nuk ngjan me shtetet tjera në rajon, ta zamë: Kroacia mbetet Kroaci, Serbia mbetet Serbi, Bosnja mbetet Bosnje, Sllovenia mbetet Slloveni, Mali i Zi mbetet Mali i Zi, Maqedonia mbetet Maqedoni….

Imagjinojeni me krijua emisar të caktuar dhe me shkua këtyre shteteve me ju kontestua shtetësinë, e me ju kontestua luftën, e me ju cenua lirinë!

Jam shumë i bindur që nuk do të rrinë duar kryq, porse do të lëvizin vrullshëm dhe të vendosur në mbrojtjen e LIRISE dhe shtetësisë së tyre.

Të ne duket e kundërta e kësaj, si thotë Kadare!

Unë mendoj se një nga të këqijat e shqiptarëve është se e duan më pak se të tjerët kombin, shtetin dhe atdheun e tyre!

____
ESH

 
____________

publikime.com

By Emrush