• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Tregu i përbashkët Kosovë – Shqipëri

ByEmrush

Jan 3, 2022

Ndoshta, po them ndoshta!

Po duhet me thënë ndoshta, se qysh ishin këto vitet e fundit jo shumë të mëshirshme ndaj neve, s’po guxojmë me u krekos shumë as me 2022-ët, se po nda del najkah më zi se këta tjerat, hah!

Nejse!

Vitin 2022-tw po e fillojmë me një sihariq të mirë e shumë pozitiv. Duket që pas shumë përpjekjeve e thirrjeve, pas shumë kampanjave e broshurave për vetëdijesimin e qytetarëve për  mos konsumim të produkteve serbe, ka pasur një efekt pozitiv, shumë pozitiv.

Shqipëria behët vendi më i preferuar në listën nga importet që Kosova ka në tregun e saj. Praktikisht eksportet dhe produktet Shqiptare tashmë janë top të parat në tregun e Republikës së Kosovës.

Kjo tregon që konsumatori Kosovar tashmë po e sheh si interes forcimin  dhe zhvillimin e shteteve të tyre në rajon, rrjedhimisht duke konsumuar prodhimet vendore ne rrisim edhe kualitetin në produktet tona, rrisim qarkullimin e parasë brenda përbrenda vendeve tona, rrisim ekonominë, forcojmë ushtrinë duke vazhduar pastaj në forcimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve andej e këndej kufirit.

Agjensioni i statistikave të Kosovës tregon se importi i Kosovës me shtetet e rajonit për muajin Nëntor 2021 e këndej prinë Shqipëria me 28.819.000 milion euro, pason serbia me 28.467.000 milion, Maqedonia me 22.071.000 milion euro dhe Bosnja me 3.333.000 milion euro!

Çka është e rëndësishmja që produktet serbe, produktet që vijnë nga shkinia, kanë marr teposhtën më në fund, duket që vetëdija shqiptare po rritet, edhe pse shumë ngadalë, tepër shumë ngadalë.

Një miku im po thotë që punët e mira vijnë ngadalë, kush e di! Shqiptarët njihen si lokomotivë që vihet në lëvizje ngadalë, diqysh si tu u mëndu e tu u kujtua!.

Prandaj këtë lëvizje nuk mund t’ia adresojmë askujt tjetër përveç qytetarëve të Kosovës, dhe në mund ti themi aferim njerëz që nuk konsumoni produkte të armikut tuaj e tonë.

Pasi tashmë veçse erdhi puna deri këtu sa ti krahasojmë dëmet e luftës, viktimat e përdhunimet, vrasjet e hajnitë e barbarëve me konsumimin e shtapiqave e keksave serb, aferim.

Sido që të jetë!

Më mirë vonë se kurrë!

Vetëm se nuk duhet harruar kurrë!

Armiku mbetet armik edhe i vdekur qoftë thoshte Kadareja.

____

ESH

____________

publikime.com

By Emrush