• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave

ByEmrush

Jan 4, 2022

Mbi 15% të konsumit të energjisë elektrike po vijka nga “crypty currency” ose prodhimi i kriptovalutave.

Praktikisht shumë njerëz të lidhur me politikën dalin të kenë makineri të terë të instaluara nëpër objekte që fare nuk paguajnë energjinë elektrike.

Dhe si pasojë e kësaj, si duket janë identifikuar të gjithë këta crypto keqpërdorues, që duke shfrytëzuar energjinë elektrike përftojnë shumë, e në fakt nuk paguajnë fare.

Nejse!

Minierat e “crypto currency” dalin të jenë plotësisht jashtë standardeve dhe të tmerrshme për mjedisin dhe zonën “green” , e veçanërisht kur përdoren termocentrale siç është mundësia në Kosovë, pra me qymyr.

Prodhuesit e “crypto currency” duket të jenë shpërdoruesit më masiv të energjisë elektrike në Kosovë, e kur kemi parasysh sa vështirësi kemi për momentin me furnizim me energji elektrike, ishte dashur edhe më shpejt të intervenohet.

Keni me parë tash sa trafo stacione të groposura nën dhe, e sa kabllo nëntokësore duke e vjedhur rrymën ka me dal kemi mu çuditë besoj!

Edhe ashtu është një farë rrjedhe që nëse paguhet energjia elektrike në rregull, mundësitë janë të vogla me fitua shumë, duke pasur parasysh berzën dhe lëvizjen e saj.

Ndoshta shkon ngadalë, mirëpo profesionistet donë kohë për të vepruar, njëherë analizohen shkaqet, pastaj interesat, grupimet, background, pastaj pasojat dhe në fund merren vendimet!

Kur kemi parasysh terë ketë, atëherë vendimi i institucioneve të vendit duket shumë i drejtë, për të mos thënë i vonuar!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush