• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Shpresa drejt një të ardhme të imagjinuar!

ByEmrush

Dec 31, 2021

Këtë vit po e përmbyllim me një volum të krahasueshëm me një institucion lirisht mund të themi, si rrjedhojë e kësaj vullneti për të shfaqur opinionet që munden të kenë ndikim në shoqëri për zhvillimin e kësaj republike, atëherë mund të krenohemi se sado pak jemi bërë pjesë e ndryshimeve për të mirë në ketë vend, qysh thonë banë një të mirë e gjuaje në deti, se kurrë si dihet!

Por ajo që e karakterizon më shumë ketë vit (2021) me gjithë vështirësitë, humbjet, izolimin, momentet pikëlluese, momente stresi, sëmundje e anëtarëve të familjes, mërzi, borxhe, përmallim, sërish kohë është gjendur edhe për aktivitete të tjera.

Atëherë ky vit përveç që kishte të metat e tij, ka dhënë edhe një impakt tjetër, na ka bëre më të fortë, shumë më të fortë!

Ekzagjerimi i ndër dijes dhe mendjes ka vazhduar…

Viti 2021 dhe përmbyllja e tij përmes leximit….

  1. Me gjashtë libra me mbi 1950 faqe të lexuara përgjatë vitit 2021.
  2. Librat e lexuar gjatë kësaj me gjithë kohën e limituar: Nermin Vlora Falaski: Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët. Dr.Bajram Fejzullahu: Rrethina dhe Ndikimi i Saj në Menaxhimin Strategjik. David Christian: Historia e Origjinës. Matt Burgess: Inteligjenca Artificiale. Marcus Aurelius: Meditime. Ashlee Vance: Elon Musk (duke u përfundua).
  3. Me mbi 518 faqe të shkruara ku përmes analizave e shfaqjes së mendimeve të pavarura po përmbyllet viti 2021.
  4. Me mbi 112 publikime te portali personal publikime.com, nga ku personalisht dhe publikisht dëshiroj të falënderoj mikun tim Rdivan Hajrullahun i jeton dhe vepron në ShBA, dhe i cili e ka krijuar dhe e mirëmban portalin ku unë shfaq dhe publikoj postimet.
  5. Me 25 artikuj të publikuara dhe botuara në portalet informative si: infosot.com, albinfo.ch, radiostargjilan.com, kultplus.com, zerogjasht, Lumipress, tvgjilani-news e ndonjë tjetër, të më falet nëse kam harruar, falënderime të panumërta publikisht.
  6. Me mbi 330 faqe ekspertiza, programe të shkruara, editoriale për miq, projekte administrimi, prezantime e të tjera.
  7. Më shumë punë në sektorin afarist duke u munduar që sa më shumë të zhvillojmë këtë pjesë që ishte ekzistenca sociale e vetme përgjatë këtyre viteve.
  8. Konsulenca të panumërta me biznese që kanë interes të investojnë në Kosovë, dhe për rrjedhojë të kësaj vendi ynë besohet se një ditë do të shoh dhe përjetoj një stabilitet ekonomik e social ku do të rritet mirëqenia e njerëzve krahas zhvillimit të shtetit dhe kthimit të besimit në hapësirën jetojmë ne.
  9. Bashkëpunime të shumta më njerëz dhe individ që përfaqësojnë institucionet e shtetit, sektorin privat, kontabilistë, zyre që merren më projekte, zyra sigurimesh, zyra shërbimesh që merren me shërbimet ekonomike-juridike, e shumë të tjera.

Më të rëndësishmen, nuk e kam harru!

Me gjitha mundësit e me përkushtim pa ndarë e pa ndal asnjëherë, bile në shumë raste intensivisht ishte marrja me sport.

Ecja në natyre me Klubin Alpin Gjilani duke eksploruar vendet e bukura që ka Kosova, duke përshkruar majat më të larta nëpër Kosovë.

Dhe po ashtu fitnesi ditor, kurrë pa nda.

Si përfundim:

Njerëz të vullnetit të mirë, realist, kolumnist, oportunist, meditues, shkrues e publikues, miq shok e jarana të të gjitha sferave, faleminers që gjeni kohë të lexoni kohë pas kohe publikimet që vijnë nga publikime.com, albinfo.ch, infosot.com, radiostargjilan.com, kultplus.com etj.

Si teza të nxjerra nga të gjitha këto shkrime e publikime, janë zgjedhur edhe disa thënie që kanë rezultuar në ushtrimin e ndikimit tek një masë e mirë intelektuale, një shtrese e cila nuk përton me lexua.

  • Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!
  • Paqja është më e çmuar se triumfi!
  • Njeriu tërë jetën ëndërron, por megjithatë jeta nuk është ëndërr!

Prandaj nëse jemi realist, dhe gjykojmë mbi të vërtetën si është e jo si e shohim, Godwin kishte thënë që asnjë pushtet i fituar apo i uzurpuar nuk mund t’i bëjë rezistencë artilerisë së opinionit.

Praktikisht, profesionalisht e strukturisht ne jemi gati për gjithçka. Gati për TV, gati për debate, analiza, opinione, tryeza sociale, shkencore e shoqërore!

Drew na thoshte se shteti, bota nuk qeveriset nga mendimi, e as nga imagjinata. Ajo qeveriset nga opinionet dhe njerëzit që i shfaqin në mënyra reale dhe të vërteta ato.

Lutje!

Dy mijë e njëzet e një të lutem, në momentin kur ndërroheni me 2 mijë e njëzet e dytin pëshpëriti në vesh një fjali që po të bëjmë borgj!

“Mos u sill sikur unë thuaj, mos i bëjë të vuajnë njerëzit, mos më imito mua thuaj. Bëhu i begatshëm, i mirë e i suksesshëm. Bëhu një vit i mbarë!

Urime njerëz!

Lë të presim me shpresë së 2022-ta do të jetë një vit tjetër nga ky që po ikën!

Zoti e bekoftë Amerikën.
Zoti e bekoftë Kosovën.

Zoti e bekoftë babain tim i cili po përjeton momente jo të mira ditëve të fundit.

Gëzuar 2022!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush