• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme

ByEmrush

Oct 21, 2021

Njejtë!

Sërish të njëjtit individ, të njëjtat subjekte, të njëjtat premtime!

Edhe pse shihet për ditë të diellit se qytetarët kanë arritur një shkallë të vetëdijesimit, dhe si rrjedhojë e kësaj po i ndëshkojnë e po i qojnë në shpi, këta dostat vazhdojnë më të vjetrën.

Puno në kohë fushate, premto në kohë fushate, punëso në kohë fushate.

Tashmë qytetarët hiç dert se kanë për premtimet tuaja, e as dert se kanë nëse tash kur shumica e komunave janë shkua në balotazh janë hapur kantier të punimeve më të madhe, sa që edhe natën nëpër disa rajone po bëhen!

Mbi vendin e përpunuar qe 21 vite, të vetëkënaqurit vazhdojnë ndërskamcat dhe shantazhet mbi secilin që do të merr guximin të flet drejt dhe të veprojë në interes publik dhe në të mirën e qytetarëve.

Punët e natës, gazi i ditës thonë!

Gënjeshtrat dalin mbi sipërfaqe në momentin që nuk ka ma kërkesa të përgjumura, e në këtë rast oferta do të detyrohet të reduktoj aktivitetin e saj.

Për vite të tëra flitet për të njëjta projekte, dhe asnjë prej tyre si tërësi nuk është përfunduar, dhe në shumicën e premtimeve që do të përfundojnë projektet e nisura me vite të tëra.

Sikur të presin qytetarët po besoj që dikujt, dikujt do ti duhet 35 vite për të përfunduar krejtësisht disa projekte, që nga planimetria e profesionistëve mund të llogariten të vogla dhe pa vlera të mëdha në raport me shtetet e zhvilluara në rajon dhe më gjerë!

Arsyetim i vazhdueshëm është se:  ne kemi sanuar, ne kemi sanuar!

Të krijohet përshtypje se projekte nuk ka pasur, krejtësisht puna ka shkuar në sanimin e secilës do punë që është bërë.

Luajtja e rolit të viktimës se tërë vitet e qeverisjeve në të kaluarën, dhe të gjitha mandatet kanë ecur duke u marr me sanimin e problemeve nga qeverisjet e mëparshme, nuk duken më si benifite.

Dhe këto gjera tashmë u pa që nuk po dhezin më, dhe si rrjedhojë nuk funksionuan si arsyetim te qytetari.

Pësoi ndëshkimi!

Prandaj profesionistet ndjehen të fyer me këto zhvillime, dhe për pasojë pyesin se sa vite duhet me prit qytetari për të parë një projekt të përfunduar?

Bazuar mbi këtë Hubbard kishte thënë që nëse dikush është gjithnjë dakord me ata që qeverisin, ose është tutkun, ose është pajtuar që të vuaj dhe të rrjepjet për së gjalli.

____

ESH

____________

publikime.com

[dictum: Ndryshimet nuk janë të lehta, por janë të mundshme!]

By Emrush