• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ngarkesat e papërballueshme për biznesin

ByEmrush

Oct 20, 2021

Një ngarkesë që po vazhdon të qëndron mbi supet e biznesit janë abonimet dhe servisimet e arkave fiskale. E që në praktikë duket të jetë barrë e rëndë që shumë biznese nuk po arrijnë ta tejkalojnë rrjedhimisht s’po munden ta përballojnë, edhe një ngarkesë shtesë duke pasur parasysh edhe ndikimin e pandemisë, dhe futjen nëpër borxhe të shumicës së tyre.

Arkat fiskale vazhdojnë ti inkasojnë para të gatshme bizneseve pa pyetur nëse është mundësia të përballojnë apo jo!

Përveç që arkave fiskale ju duhet një servis vjetor i cili kushton 100 euro, asaj i duhet shtuar edhe garancionin, sepse nuk e mbulon vetëm vazhdimi i afatit këtë.

Plus kësaj, bizneset do të detyrohet të paguajnë për transmetuesit (terminalin që lidh arkën me ATK-në) mbi 25 euro.

Tjetra është që kabllon që e lidh terminalin me arkën për ta furnizuar me internet, nëse se kë do të detyrohesh ta paguash 15 euro.

Sigurimin e arkës do të duhet po ashtu shumës prej 100 eurove ti shtosh edhe 20 euro, kështu që në total do të del një shumë që pothuajse bëhet e papërballueshme për bizneset.

Sikur të ishte kjo e tëra!?

Për të nxjerrë edhe disa përfitime shtesë kompanitë që mirëmbajnë arkat fiskale, po sa e dërgon arkën për abonim vjetor dhe i paguan ato 100 euro dhe shpenzimet tjera përcjellëse shtesë që i treguam më lartë, kur të shkosh me marr arkën të tregojnë se memoria e arkës është mbushur dhe si rrjedhojë ke vetëm edhe 15 raporte që mundesh me i shtyp.

E sa është pastrimi i memories (që garant duhet vetëm naj reset i thjeshtë)?

60.euro, është përgjigjja!

Nëse të ka kaluar afati dhe je vonuar disa muaj për vazhdimin e abonimit të arkës, do të paguash abonimin vjetor për ata muaj që të kanë mbetur, dhe 50 euro ndëshkimin.

Dikush e kishte përmendur që është premtuar nga qeveria që kasat fiskale me u liruar nga abonimi dhe servisimi i mëtutjeshëm, si një barrë që po rëndon bizneset.

Por jo vetëm që bizneset do të liroheshin nga kjo barrë, por edhe monopoli i krijuar nga kompani të caktuara do të ndërprehej, duke u ndaluar zhvatja mbi bizneset e sinqerta nga kompani që ishin krijuar dikur si rrjedhojë e lidhjeve me qeveritë e kaluara.

Pas tërë krejt kësaj, biznesi është i detyruar edhe TVSH-në tia paguaj këtyre shpenzimeve, ev!


Interesant në ketë republikën tonë është krijuar një strukture zhvatjeje, dhe ne presim se një ditë këtyre gjërave do t’ju prehet kërthiza!

____
ESH

____________
publikime.com

By Emrush