• Thu. May 9th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Orientimi demokratik dhe liderizmi

ByEmrush

Sep 17, 2021

Diskrepancë e madhe në mes dëshirës, mundësisë dhe inteligjencës vazhdon të jetë në Kosovë.

Këtu vazhdohet të projektohet si mënyrë e jetës dëshira për demokracinë, dhe kahja që tentohet ti jepet në vazhdimësi e njërit krah kundrejt tjetrit është orientimi.


Pra, orientimi perëndimor proklamohet si diçka që te ne vetëm disa munden ta kenë, dhe si rrjedhojë ajo pjesë e jetës është e rezervuar, dhe të tjerët duhet të gjurmojnë forma tjera, sepse orientimi perëndimor tashmë ka përfunduar në taborin e një subjekti.

Por si mund të flasim për demokraci, dhe të dëshirojmë atë sistem, kur në plotësisht e bëjmë të kundërtën.

Ju keni parë tashmë lider që synojnë sërish majat më të larta për të udhëhequr me qytetare?

Lider të tillë na sillen vërdallë disa që 15 vite, disa të tjerë 20 vite e ka të atillë që tashmë janë në skenën politike edhe mbi 30 vite.

Atëherë imagjinojeni një lider në krye të institucioneve duke shfrytëzuar të gjithë benifitet që të ofron pushteti, për 20-30 vite më radhë.

Për cilën demokraci këtu flasim ne?

Me automatizëm kur dëgjon që një njeri ka bërë një qëndrim politik mbi 30 vite, duke synuar në vazhdimësi udhëheqjen si synim primar, atëherë për demokraci nuk flitet, e as për pluralizëm e gjëra të tilla që ecën përkrah demokracisë.

Lider të tillë që lundrojnë nëpër politikë duke synuar, kapur dhe mbajtur në majat më të larta të pushtetit, s’ka si të mos të kujtojnë tiranitë.

Sepse në demokraci, s’ka një njeri 20-30 vjet lider, kryetar, ministër….

Paramendojeni në Amerikë, vendi ku është lindur dhe promovohet demokracia, me u zgjedh njëherë kryetar, me qëndrua një mandat kryetar.

Me humb në një parë zgjedhje, me qëndrua në opozitë, dhe kur të vijnë sërish zgjedhjet i njëjti me synua sërish postin për kryetar.

Besoj që George W.Bush (Xhorxh Bush i vjetër, kryetar i ShBA-ve 1989-1993) sot do të ishte kryetar akoma, nëse  kishim ecur me logjikën e demokracisë shqiptare.

Kur shihni lider në krye të institucioneve me mbi 20 e 30 vite, dijeni që fare s’kanë të bëjnë me demokraci, thjeshtë ata munden ta promovojnë demokracinë, vetëm se në fakt janë me ide socio-komuniste.

Zakonisht këtë lloj të demokracisë dhe orientimit properëndimor e hasim të shqiptarët (andej e këndej kufirit në të katër anët).

Ti vet rritesh duke e pasur një lider në krye të institucioneve, pastaj të rriten fëmija dhe ata e përjetojnë të njëjtin lider.

Nëse vazhdohet me këtë entuziazëm  të shfaqur nga këta lider, besoj që edhe nipat e mbesat kanë me përjetuar udhëheqjen e tij.

Njëherë kryetar, përherë kryetar!

Tash shtrohet pyetja?

Lider lind apo bëhesh?!

____
ESH
____________
publikime.com

By Emrush